Home / Aktualitet / Prindërit e detyruan të ndahej nga djali i porsalindur, 66 vjet më vonë ndodhin 2 mrekulli

Prindërit e detyruan të ndahej nga djali i porsalindur, 66 vjet më vonë ndodhin 2 mrekulli

Një nënë, e cila u detyrua të jepte djalin e porsalindur për adoptim, arriti ta gjente atë në anën tjetër të botës, gati 70 vjet më vonë.

Issy Carr ishte vetëm 20 vjeçe kur mori vendimin e vështirë që të ndahej nga fëmija i saj vogël, që e quajti George, me insistimin e prindërve të saj, në 1955.

Për vite me radhë ajo mendoi për të birin, por vetëm Ditën e Krishtlindjes në 2018-n kur dikush i sugjeroi të provonte gjurmimin e paraardhësve, nisi kërkimin.

Fati deshi që ADN-ja e saj të përputhej me atë të një gruaje në Perth të Australisë të quajtur Kym, e cila po kërkonte për të atin e saj. Testet zbuluan se ajo ishte mbesa e Issy dhe se George ishte babai i saj, të cilën e kishte ngjizur kur kishte qenë djalë i ri pak përpara se të largohej jashtë vendit dhe dyshja nuk ishin takuar kurrë.

Me ndihmën e të afërmve, dy gratë nisën një fushatë në rrjetet sociale për të gjetur George me anë të informacioneve që kishin, si emri i tij i lindjes, ditën e lindjes dhe një mbiemër të mundshëm.

Në Maj gjetën një adresë. Kym trokiti në derën e tij dhe iu prezantua si e bija. Disa ditë më vonë, Issy, tani 86 vjeçe, pa për herë të parë djalin e saj në një telefonatë tepër emocionuese në Zoom.

Muajt e fundit treshja e kanë kaluar kohën duke njohur njëri-tjetrin dhe planifikojnë të takohen një moment që kufizimet e lëvizjes të jenë lehtësuar.

Në një rrëfim për britaniken Metro, Issy nga Bentham, North Yorkshire tha se nuk i kishte falur kurrë prindërit e saj që e kishin detyruar të hiqte dorë nga i biri.

Check Also

Aksidenti tragjik në Kosovë, Kurti: Lutemi që të kemi sa më pak viktima

Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci, ku si pasojë e përmbysjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − four =