Home / Showbizz / Princ Harry dhe Meghan njoftojnë lindjen e një tjetër ‘fëmije mbretëror’, ja cili është emri i veçantë që i kanë vendosur dhe çfarë simbolizon

Princ Harry dhe Meghan njoftojnë lindjen e një tjetër ‘fëmije mbretëror’, ja cili është emri i veçantë që i kanë vendosur dhe çfarë simbolizon

Meghan Markle dhe Princi Harry janë bërë prindër për herë të dytë tashmë! Të dy kanë njoftuar se janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin “Lilly”.

“Lilibet “Lilly” Diana Mountbatten-Windsor, lindi të Premten, 4 Qershor në orën 11:40 në kujdesin e besuar të mjekëve dhe stafit në Spitalin Santa Barbara Cottage në Santa Barbara, California. Të dyja, nëna dhe foshnja janë shëndoshë e mirë dhe ndodhen në shtëpi. Lilly mban emrin e stërgjyshes së saj, mbretëreshës, pseudonimi i së cilës është Lilibet.

Emri i saj i mesit, Diana, u zgjodh për të nderuar gjyshen e saj të dashur të ndjerë, Princeshën e Uellsit,”-thuhet në njoftimin zyrtar.

Ky është fëmija i dytë për çiftin, të cilët gjithashtu janë prindër të një djali 2-vje☼ar të quajtur Harrison Mountbatten-Windsor. Çifti njoftoi shtatzëninë e Meghan në Ditën e Shën Valentinit, ndërsa gjininë e ndanë gjatë intervistës me Oprah Winfrey, në mars.

Check Also

“Plaç në vend”/ Ndizen gjakrat mes të ftuarve në studion e “Ftesë në 5”(VIDEO)

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u komentua sherri i bujshëm mes 4 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 4 =