Home / Aktualitet / Presionet për dorëheqjen e Bashës, dega e PD-së në Krujë del me mesazhin e fortë

Presionet për dorëheqjen e Bashës, dega e PD-së në Krujë del me mesazhin e fortë

Pas thirrjeve për dorëheqje ndaj Lulzim Bashës nga disa figura të njohura në PD, strukturat në Tiranë dhe rrethe kanë ndalë në krah të tij duke kërkuar që kryetari të mbështetet në një moment delikat siç është identifikimi i ndryshimit të vullnetit të qytetarëve përmes vjedhjes së votës.

Demokratët e Krujës theksojnë se janë me Bashën, duke shtuar se populli votoi masivisht për ndryshimin, por pati ndikim krimi e shitblerja e votës, që dëmtuan zgjedhjet.

Postimi i PD së Krujës:

Të nderuar,

Ne si Parti Demokratike Dega Krujë shprehim mbështetjen maksimale për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Z. Lulzim Basha.

Partia Demokratike u paraqit në zgjedhjet e 25 Prillit me një program e platformë të qartë në ndihmë të qytetarëve në ndryshim nga partia në pushtet e cila e kaloi të gjithë fushatën me tallje e fyerje për qytetarët.

Populli votoi masivisht për ndryshim por ndikimi i grupeve kriminale dhe shitblerja e votës e dëmtuan proçesin zgjedhor.

Ju falenderojmë të gjithëve për mbështetjen që na jepni çdo ditë dhe ju premtojmë se nuk do të reshtim kurrë në betejën tonë për Demokraci.

Check Also

Ministria publikon shifrat e COVID: Ja sa viktima dhe të infektuar u shënuan gjatë 24 orëve

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,596 testime, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + thirteen =