Home / Aktualitet / Presim vaksina nga një shtet mik, Rama jep lajmin e madh (VIDEO)

Presim vaksina nga një shtet mik, Rama jep lajmin e madh (VIDEO)

Në Shqipëri kanë mbërritur sot edhe 8190 doza të tjera të vaksinës së Pfizer. Kryeministri Edi Rama, i cili siç e ka bërë traditë, është në Rinas bashkë me dy ministra për të marrë në dorëzim dozat e reja.

Gjatë një konferencë nga Rinasi Rama tha se është në negociata me një shtet mik për 360 doza të Astra Zeneca, ndërsa zbuloi se qeveria është në negociata edhe me dy shtete të tjera.

“Vazhdojmë përpjekjen me një shtet mik për 360 mijë doza të Astra Zeneca. Ndërkohë jemi në kontakt edhe më dy shtete të tjera për të bërë të mundur sigurimin e vaksinave, për të mos ndaluar tempin e vaksinimeve. Do vaksinojmë popullatën brenda 14 muajve. Lufta për të siguruar vaksinat është shumë e fortë në të katër anët. Ne nuk hyjmë tek ata që dorëzohën. Më shpejt se vonë do të kemi lajmë shumë të mira. Jemi në përfundim të vaksinimit të të gjithë të moshuarve në Shtëpitë e të Moshuarve.”, deklaroi Rama.

Check Also

Këshillat që duhet të dini nëse po kaloni një ditë të keqe

Nuk ka lumturi të përhershme, por ka një rrugëtim drejt saj që mund të jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine + 18 =