Home / Bota / Presidentja e këshillit të Europës karantinohet

Presidentja e këshillit të Europës karantinohet

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha të hënën se do të izolohej për një ditë pasi mësoi se kishte takuar dikë të infektuar me COVID-19.

Presidentja Von der Leyen, e cila rezultoi negative për Covid-19, njoftoi sot se do të hynte në karantinë, deri të martën në mëngjes, pas një takimi javën e kaluar me një person, i cili kishte rezultuar pozitiv.

“Unë u informova se kam marrë pjesë në një takim ku gjendej i pranishëm një person, i cili doli pozitiv dje për Covid-19”, tha Der Leyen.”Në përputhje me rregulloret në fuqi, për këtë arsye e vendosa veten në izolim deri nesër (e martë) në mëngjes”, shkroi ajo në llogarinë e saj në Twitter.

Check Also

Tjetër largim nga LSI, kush është ish-deputetja që i bashkohet PS

Deputetja Ediola Braha është larguar nga LSI për t’iu bashkuar partisë që qeveris vendin. Këtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 − 1 =