Presidenti në detyrë i SHBA Donald Trump, ka paralajmëruar ish-nënpresidentin e SHBA Joe Biden, se nuk do ta lirojë Shtëpinë e Bardhë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Trump deklaron se do ta lërë Biden të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si President vetëm nëse provon se nuk ka manipuluar votat.
“Biden mund të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si President vetëm nëse mund të provojë se “80,000,000 votat” e tij qesharake nuk ishin marrë në mënyrë mashtruese ose ilegale. Kur sheh se çfarë ndodhi në Detroit, Atlanta, Filadelfia dhe Milëaukee, mashtrim masiv i votuesve, ai ka një problem të madh të pazgjidhshëm!”, shkruan presidenti./ CNA.al