Home / Aktualitet / Presidenti Thaçi nderon me Medalje Presidenciale dy profesorët

Presidenti Thaçi nderon me Medalje Presidenciale dy profesorët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave për profesorët, Milazim Krasniqi dhe Sali Bashota për kontributin në publicisktik, kulturë dhe në arsim, shkruan GazetaBlic.

Thaçi në një postim në facebook po ashtu bëri të ditur se këtë medalje e ndau edhe për shkrimtarin e shquar Avdullah Konushevci pas vdekjes së tij.

Postimi i plotë:

Profesorët Milazim Krasniqi dhe Sali Bashota, sot i dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin e pareshtur në publicistikën, kulturën dhe arsimin tonë. Po ashtu, pas vdekjes, këtë medalje e ndava edhe për shkrimtarin e shquar, Abdullah Konushevci.

Si studiues, shkrimtarë dhe publicistë, me punë dhe përkushtim të pandalshëm, të dekoruarit i kanë dhënë frymë të re studimeve albanologjike dhe vlera kombëtare letërsisë shqipe. HTH

L’image contient peut-être : une personne ou plus, personnes debout et costume

L’image contient peut-être : 1 personne, costume

L’image contient peut-être : 3 personnes, personnes debout et intérieur

Check Also

SHBA sanksione ndaj kompanive kineze e ruse; kanë bashkëpunuar me Iranin

Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksionet ekonomike të premten ndaj kompanive kineze dhe ruse që Uashingtoni …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × five =