Home / Aktualitet / Presidenti në detyrë, Konjufca i kërkon VV emrin e mandatarit për kryeministër

Presidenti në detyrë, Konjufca i kërkon VV emrin e mandatarit për kryeministër

Presidenti në detyrë i Kosovës, Glauk Konjuca, nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar që ky subjekt fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit të propozoj mandatarin për Kryeministër.

Në letër, u.d. Presidenti Konjufca, duke iu referuar dispozitave kushtetuese dhe njoftimit të KQZ-së për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta krijuar Qeverinë e re.

Kujtojmë se Glauk Konjufca është zgjedhur sot paradite si Kryetar i Parlamentit të Kosovës në legjislaturës e tetë, dhe menjëherë pas kësaj iu dorëzua nga Vjosa Osmani dhe detyra e ushtuesit të presidentit.

I propozuari i Lëvizjes Vetëvendosje është zgjedhur me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim nga 113 deputetë të pranishëm në sallë.

“I falenderoj të gjithë ata kolegë që më besuan, zotohem se do ta kryej detyrën me dinjitet dhe do i trajtoj të gjithë njësoj, të barabartë sepse kështu jemi. I falenderoj qytettarët se pa votuar s’do ishim këtu. Na priftë e mbarë!”, tha ai shkurtimisht në fjalën e tij përshëndetëse.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + 16 =