Home / Aktualitet / Presidenti Meta takon kreun e misionit OSBE-ODHIR

Presidenti Meta takon kreun e misionit OSBE-ODHIR

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot me Ambasadoren Ursula Gacek e cila drejton Misionin e Vëzhgimit të OSBE/ODHIR përsa i përket zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në Shqipëri më 25 Prill.

Në postimin e tij në facebook Presidenti Meta ka zbardhur detaje nga takimi me Gacek të cilës i ka theksuar faktin se është totalisht i përkushtuar për të garantuar lirinë dhe shprehjen e lirë të vullnetit të qytetarëve në procesin e votimit.

Ai shton se krimi dhe shantazhi mbi qytetarët nuk do të arrijë të minojë ditën e zgjedhjeve dhe të shkatërrojë demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

‘Prita sot, me kërkesën e saj, Ambasadoren Ursula Gacek, e cila drejton Misionin e Vëzhgimit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021.
I përcolla Drejtueses së Misionit, vendosmërinë dhe përkushtimin tim të palëkundur për të garantuar, që qytetarët të shprehin lirshëm dhe pa u cënuar, vullnetin e tyre të plotë në votim.
Theksova se, do të ndalim me çdo kusht dhe mjet, që presioni i krimit dhe shantazhi mbi qytetarët të minojë zgjedhjet, të shkatërrojë demokracinë dhe të ardhmen europiane.
E informova Ambasadoren dhe Kryetaren e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR, për nismën time transparente për mbrojtjen e zgjedhjeve të 25 prillit duke ju krijuar mundësinë të gjithë qytetarëve të denoncojnë me kurajo dhe pa hezitim të gjitha presionet, shkeljet dhe parregullsitë, që synojnë tjetërsimin e vullnetit të tyre.
Shpreha gatishmërinë për bashkëpunim të plotë për të siguruar paprekshmërinë e zgjedhjeve dhe të vullnetit të sovranit.em>- shkruan Meta.

Check Also

Habit fizikanti i njohur me deklaratën: Në tetor do të takojmë alienët

Shënojeni në axhenden tuaj: “Tetor 2021 do jetë takimi me alienët”. Nuk do të jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − five =