Home / Aktualitet / President Vuçiç forcon segregacionin ekonomik

President Vuçiç forcon segregacionin ekonomik

Nga Ragmi MUSTAFI-

I pyetur nga RTS në lidhje me mundësinë e hapjes së një fabrike në komunën e Bujanocit, Presidenti i Serbisë z. Aleksandër Vuçiq nga Vladiçki Han sot deklaroi se “së pari, le të zgjidhim çështjen e Banjës së Bujanocit, sepse është e rëndësishme për të gjithë, si për serbët ashtu edhe për shqiptarët, por më shumë për serbët, sepse është në anën lindore”.

Pra, në pjesën lindore të Bujanocit edhe ashtu janë pothuajse të gjitha fabrikat shoqërore, privatizimi I të cilave është pamundësuar për bizneset me pronar shqiptar nën pretekstin fashist – ndalimin e “shqiptarizmit të Bujanocit”.
Investimet e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ishin të furishme pas vitit 2001 në Banjën e Bujanocit, po në të njëjtën logjikë. Déjà vu.
Refuzimi edhe me protesta ndaj privatizimit të Banjës të drejtuar tashmë nga deputeti/asamblisti e lideri lokal i përparimtarëve, duke nënkuptuar se shteti “ka marrë përsipër përkujdesjen ndaj serbëve” ishte nihilist.
Ashtu, ndodhi edhe me fabrikën e çokollatave “Kondiva”,apo të tjerat si “Gumoplastika”, “Svetlost”, “Proleće”, “Jugokop”, “Feldspati”, “Bivoda”, etj., janë mbajtur nën menaxhmentin falimentues (stečajnom upravom-më se 20 vjet) në kundërshtim me ligjin mbi privatizimin.
Shqiptarët ishin përjashtuar nga fabrikat shtetërore e shoqërore gjatë viteve 90-ta gjatë fushatës diferencimit politik e etnik.
Edhe sot, po këto fabrika nuk i kanë shërbyer pjesës perëndimore ku jetojnë kryesisht komuniteti shqiptar dhe në to nuk është i punësuar asnjë shqiptar.
Përzgjedhja e shkatërrimit ekonomik për shkak të mendësisë segreguese nuk është e sotit, por nuk është as e së ardhmes.
Mirëmbajtja e stagnacionit ekonomik ka rezultuar me mohimin e zhvillimit, punësimit, konkurrencës etj.
Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ka asete të jashtëzakonshme për të i dhënë hovin e nevojshëm ekonomik. Vetëm shteti duhet të çlirohet nga idetë e vjetëra për të çliruar mundësitë ekonomike. Stop segragacionit.

Check Also

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Një i plagosur me armë zjarri ka mbetur në Lezhë. Autori i dyshuar Xhulio Vokrri, ka plagosur 25-vjeçarin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + nineteen =