Home / Aktualitet / Prenë pyjet në mënyrë të paligjshme, dy të arrestuar në Dibër

Prenë pyjet në mënyrë të paligjshme, dy të arrestuar në Dibër

Policia e Dibrës ka goditur dy raste të prerjes së paligjshme të pyjeve, duke proceduar penalisht dy specialistë të Shërbimit Pyjor, të cilët akuzohen për ‘Shpërdorim Detyre’.

Gjithashtu, gjatë aksionit, policia ka arrestuar dy persona, ku njëri prej tyre, i cili është kapur duke transportuar lënde drusore pa dokumentacion përkatës, ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë për shmangien nga përgjegjësia ligjore.

Njoftimi i policisë:

Procedohen penalisht në gjendje të lirë dy Specialistë të Shërbimit Pyjor për ‘Shpërdorim Detyre’
U kap duke transportuar lënde drusore pa dokumentacion përkatës, gjatë shoqërimit në Komisariat ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë për shmangien nga përgjegjësia ligjore, vihet në pranga 35-vjeçari.
Ndalohet një tjetër shtetas për ‘Prerje e paligjshme e pyjeve’.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë ushtruar kontroll në fshatin Bufull, Selishtë, dhe si rezultat kanë konstatuar shtetasn I. L., duke transportuar një sasi prej 4 m3 lëndë drusore pa dokumentacion përkatës. Gjatë shoqërimit në Komisariat shtetasi I. L., ka tentuar të korruptojë me shpërblim në të holla punonjësit e policisë me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. L., 35 vjeç, banues në Selishtë.
Gjithashtu është bërë ndalimi i shtetasit F. C., 61 vjeç, pasi gjatë kontrollit të zonës në fshatin Bufull, shërbimet e Policisë kanë gjetur të stivosura 8m3 lëndë drusore, të prera pa dokumentacion përkatës nga shtetasi F. C.
Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar ka filluar procedimi penal si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim Detyre”, për shtetasit :
M. B., 57 vjeç; H. Sh., 54 vjeç, (Specialist të Shërbimit Pyjor, Dibër), pasi nuk kanë ushtruar kontrolle mbi detyrimet ligjore për mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve në sektorin përkatës duke lejuar që individë të kryejnë dëmtime të pyjeve në këtë zonë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Check Also

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Një i plagosur me armë zjarri ka mbetur në Lezhë. Autori i dyshuar Xhulio Vokrri, ka plagosur 25-vjeçarin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 4 =