Home / Bota / Prekëse/ Statuja e Krishtit në Rio de Janeiro vishet me flamurin e Libanit(FOTO)

Prekëse/ Statuja e Krishtit në Rio de Janeiro vishet me flamurin e Libanit(FOTO)

Një fotografi e marrë me dron tregon monumentin madhështor të Krishtit në Brazil me projeksionin e flamurit libanez në Rio de Zhaneiro.

Flamuri i Libanit u projektua në nder të viktimave pas shpërthimit tragjik më 4 gusht në zonën e portit në Bejrut.

Një ngarkesë prej 2750 tonë amonium nitrati, e konfiskuar në vitin 2014 nga një anije e quajtur Rhosus në pronësi të një rusi, ishte shkaku i shpërthimit të tmerrshëm ditën e martë, që mori jetën  135 personave dhe plagosi mbi 4000 të tjerë.

Materiali shpërthyes qëndronte prej 6 vitesh në atë magazinë pa asnjë lloj sigurie.

Zëdhënësi i policisë qipriote Christos Andreou tha se eksplozivët u kapën nga autoritetet libaneze, dhe prandaj ato janë përgjegjëse për ruajtjen e pasigurtë në magazinë.

Check Also

Koreja e Veriut qëllon dhe djeg një zyrtar civil të Koresë së Jugut

SEUL, KOREJA E JUGUT – Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 1 =