Home / Kryesore / Prej katër ditësh në portin e Sarandes, vetëizolohen jahtet luksoze, edhe këngëtari Noizy mes pasagjerëve

Prej katër ditësh në portin e Sarandes, vetëizolohen jahtet luksoze, edhe këngëtari Noizy mes pasagjerëve

Dy jahte luksoze, që janë shfaqur katër ditë më parë të ankoruara në portin e Sarandës janë vetëizoluar.

Ato kanë zgjuar dyshime tek banorët e qytetit, të cilët janë ankuar pranë autoritetit portual, policisë dhe bashkisë. Pas reagimit të tyre, jahtet lanë portin dhe hodhën spirancën pak më tej në mes të gjirit.

Burime të autoritetit portual deklarojnë se mbështetur në një kontratë me një operator turistik vendas, jahtet do të qëndronin të ankoruar vetëm për pak orë sa për t’u furnizuar me karburant.

Sakaq, bëhet me dije se banorët e dy jahteve furnizohen me ushqime nëpermjet një varke nga qyteti i Sarandës.

Ndërkohë banorëve të njërit prej jahteve është parë edhe këngëtari i njohur Noizy.

Kujtojmë që autoritet vendase kanë urdhëruar të gjitha portet që të mos lejohet ankorimi i mjeteve të lundrimit gjatë situtaës alarmante të koronavirusit.

Check Also

Rrjeti 5G i rrezikshëm për shëndetin. Zvicra ndalon përdorimin e saj!

Zvicra, një nga liderët në botë në përdorimin e teknologjisë celulare 5G, ka vendosur një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × five =