Home / Bota / Prej ditësh në spital, ndërron jetë legjenda e futbollit kroat

Prej ditësh në spital, ndërron jetë legjenda e futbollit kroat

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare legjenda e futbollit kroat, Zlatko Kranjçar – “Cico”

Kranjçar ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në spitalin e Merkurit, aty ku ishte shtruar prej disa ditësh për shkak se vuante nga një sëmundje e rëndë.

Zlatko Kranjçar ka qenë legjendë e Dinamo Zagrebit si futbollist, ndërsa ka luajtur edhe në Austri te Rapidi i Vjenës. I njohur nga të gjithë si “Cico”, Kranjçar ka lindur më 15 nëntor 1956 dhe dikur ishte futbollit i ekipit kombëtar jugosllav.

Zlatko është babai i yllit të futbollit kroat, Niko Kranjçar. Si trajner, ai ka drejtuar Përfaqësuesen kroate nga viti 2004 deri në vitin 2006.

Check Also

Superliga Europiane, Infantino i prerë: Kush i bashkohet mbetet jashtë garave zyrtare

Superliga Europiane e krijuar me iniciativën e 12 klubeve elitare europiane, po shkakton “tërmet” në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + 2 =