Home / Aktualitet / Prej 6 ditësh i prekur nga Covid, shtrohet në spital portieri i Kombëtares Shqiptare

Prej 6 ditësh i prekur nga Covid, shtrohet në spital portieri i Kombëtares Shqiptare

Bota e futbollit është e shqetësuar për kushtet e portierit të Kombëtares Shqiptare dhe të Spal-it, Etrit Berisha. Portieri shqiptar, në fakt, siç komunikoi klubi emilian, u shtrua në spital për ndjekje mjekesore, pas statusit të tij klinik.

Siç raportohet, “Gardiani” i kombëtares shqiptare ka qenë pozitiv me Koronavirusin që nga 27 nëntori dhe me sa duket nuk është asimptomatik, siç ka ndodhur me njerëz të tjerë të botës së sportit.

Në vijim pritet të ketë të tjera informacione mbi situatën e kapitenit kuqezi, ndërkohë që lutjet e të gjithë shqiptarëve janë që ai ta marrë veten sa më shpejtë, dhe të kthehet në fushën e blertë.

(E.K/Faxweb.al)

Check Also

Në 85-vjetorin e lindjes/ Akademia e Shkencave ripropozon Ismail Kadarenë për çmimin ‘Nobel’

Akademia e Shkencave të Shqipërisë, përmes një komunikate në faqen zyrtare, ka bërë me dije …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + fourteen =