Home / Kryesore / Prapë mbi Poetin Laureat!

Prapë mbi Poetin Laureat!

Gëzim Basha/

Përzgjedhja e Poetit Laureat—në vendet që e kanë këtë institucion—bëhet pa bujë, pa frymë kompetitive, pa lista të gjata kandidaturash.
Në SHBA për shembull, Poeti Laureat përzgjidhet pa juri por nga një person i vetëm, Drejtori i Librarisë së Kongresit, de facto Libraria Kombetare e SHBA-së. (Dihet që në krye të një institucioni të tillë, me një buxhet vjetor rreth një miliardë dollarë, emërohet një personalitet I shquar, me kualifikimin e duhur për të perzgjedhur, veç të tjerash, edhe atë që konsiderohet The Official Poet of USA)
Në Shqipëri, fare papritur dhe krejt Shqiptarçe, juria publikoi një “listë të hapur” dhe goxha të gjatë kandidatësh për postin e Poetit Laureat duke krijuar përshtypjen e gabuar se u bëka fjalë për një çmim letrar!
Përzgjedhja e Poetit Laureat nuk ka nevojë për lista të hapura, juria nuk ka pse funksionon si komision elektoral! Listat e hapura nuk janë punë për letërsinë e cila në vend të domenit horizontal të demokracisë, preferon aksin vertikal të hierarkisë.
Lerjani listat e hapura Komisionit Ruli!
Poeti Laureat nuk përzgjidhet thjesht si poeti më i mirë, por si njëri ndër poetët e mirē që ka, para së gjithash, edhe potencën për të qenë një zëdhënës dhe avokat aktiv mbi influencën pozitive të poezisë në shoqëri.
Me publikimin e pamenduar te listës juria, apo komisioni, ka krijuar një problem të kotë. Si mund të shpjegohet mungesa e emrave të tillë si Sadik Bejko, apo Virion Graçi, poete teper aktive dhe me nje aktivitet të gjatë akademik?
Edhe Idetë me të larta zhvishen e zhvoshken kur perpiqesh ti adoptosh në Shqipëri, nē një kulturë ku ende, nē një cep të mëndjes, shumica ruan Kendin Sicialist të Emulacionit!

P.S.
Megjithatë, kjo nuk është një Mea Culpa

Check Also

Sot përballja e fundit Trump-Biden

Sot do të mbahet përballja e fundit në sallën e Belmont University në Tenessy, mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − 8 =