Home / Kryesore / Prapë mbi Pezhishkat e Fjalës

Prapë mbi Pezhishkat e Fjalës

Nga Gezim BASHA

Ardian Vehbiu, i cili prezantohet edhe si botues i revistes, “Peisazhet e Fjales,” prej se ciles per fat te keq nuk me ka rene ne dore asnje numer, me përmend emrin si autor te nje statusi agresiv kunder, “revistes sone” thote ai, a thua se behet fjale per një grup botuesish!

Ata edhe mund te jene grup—p.sh. Ardian Vehbiu, kapter Auron Tarja…shto edhe ndonje varrmihes te mbetur prej sigurimit te shtetit, dhe ja, u be grupi—por nje grup i tille nuk me intereson fare ngaqe nuk e zhben dot metaforen e Krist Malokit per kombinimet e ujqerve monoambulante te cilet, ashtu si dje në malet rripa-rripa, sot bejne varavingo djerinave te internetit.

Ne statusin e perfolur—me shkas nga nje pergjigjia ime me e hershme mbi batarrete e Tares kunder Koliqit e Camajt—A. Vehbiu ankohet se jam njeri nga ata qe i sulmuakam revisten!
E verteta eshte se në ate status une nuk flas fare per “revisten e tyre,” por propozoj botimin e nje antologjie, me sakte nje anti-antologji, ku do te përfshiheshtin shpifjet politike denigruese ndaj shkrimtareve me serioze te letersise shqipe te shekullit 20te. Botime te tilla, nje praktike e njohur, sherbejne qe shqiptaret e ardhshem te kene nje ide te qarte per peisazhin kulturor—the cultural landscape—te Shqiperise se sotme.
Per te shmangur çdo keqkuptim, une e paralajmeroja lexuesin qe në titull se statusi im nuk atakonte kurrfare “peisazhesh,” madje shkoja aq larg saqe e shpjegoja edhe titullin tentativ me nje metafore te marre nga nje varg i Nerudes.

Ja statusi im brenda thonjzash,

“Pezhishkat (jo Peisazhet) e Fjalës.

Si koncept, a metaforë, e kam ndeshur vite më parë tek Pablo Neruda, “thahej në pezhishkë kurm’ i asaj fjale…”

Një përmbledhje e plotë dhe voluminoze e shpifjeve politike kundër shkrimtarëve me të mirë shqiptarë të shekullit të 20-të, nuk mund të kishte titull më kuptimplotë!

“Pezhishkat e Fjalës!”

Duhet botimi i një përmbledhjeje të tillë (shkara)shkrimesh, për t’ju ilustruar pasardhësve të nesërm peisazhin kulturor të Shqipërisë së sotme, këtë përsëritje të mërzitshme bokërrimash ku ndihen alurimat në kor të ujqërve (ah oksimoroni!) monoambulantë.”

Per shkak te fiksimit se gjithçka qe nis me germen, “P,” aludon per Peisazhet (e Fjales,) zoti Vehbiu e mori statusin e mesiperm “angelleç” dhe ju duken pezhishkat si aludim me emrin e “revistes se tyre” Peisazhet!

Pune e tij!

Sa per etiketimet denigruese në adresen time si “analfabet” dhe “i paditur,” une nuk merem me to sepse nuk zbres në ligen e tij. Ato etiketime reflektojne mllefin e zoterise ndaj kundershtarit dhe mjerimin (e pritshem) mendor te nje produkti tipik te dale nga ofiçina filologjike e Usta Nashos.
Desha vetem ti kujtoj Ardian Vehbiut se epitetet denigruese per tjetrin jane gjeja me e lehte qe mund te beje njeriu; ato reflektojne zellin megallomaniak si perpjekje per te mbushur greminen e inferioritetit, dhe se në verse te tij, demek akademikut, fodulluku mund te jete simptome qe nuk paralajmeron happy end.

Fundjave te mbare.

Enough said!

Check Also

Vlora sërish në “lupën” e kontrolleve, FSHN dhe Policia zbarkojnë në qytetin bregdetar

Prej disa ditësh në qytetin e Vlorës, vijojnë kontrolle në rrugët kryesore. Policia e Vlorës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − five =