Home / Aktualitet / Pranga 38-vjeçarit në Berat, pas kontrollit në shtëpi policia i gjeti heroinë

Pranga 38-vjeçarit në Berat, pas kontrollit në shtëpi policia i gjeti heroinë

Pas kontrollit të ushtruar në banesën e një 38-vjeçari banues në Berat, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të vogël lëndë narkotike të llojit heroinë.

Në vijim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i poseduesit të lëndës narkotike, shtetasit K.Y., 38 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve si dhe nga informacionet e marra në rrugë operative ushtruan kontroll në banesën e shtetasit K.Y., ku gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lëndë narkotike e llojit heroinë. Në vijim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i poseduesit të lëndës narkotike, shtetasit K.Y., 38 vjeç, banues në lagjen Kushtrim, Berat. Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, njoftoi policia./BoldNews

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + sixteen =