Home / Stili i jetes / Praktikoni këto 4 zakone të thjeshta, për të qenë shumë më energjikë dhe produktivë

Praktikoni këto 4 zakone të thjeshta, për të qenë shumë më energjikë dhe produktivë

Çdo gjë që ne bëjmë përditë ndikon në një mënyrë a tjetrën në energjinë tonë mendore. Marrja e vendimeve se çfarë të veshim, çfarë të hamë, cilën rrugën duhet të zgjedhim për të shkuar në punë, janë vetëm disa nga shumë format se si përdoret energjia jonë mendore.

Në një kohë kur po e shtyjmë veten më shumë se kurrë dhe vazhdimisht në kërkim të çdo gare për të pasur sukses, shumë shpesh harrojmë të maksimizojmë energjitë tona mendore.

Dhe në sedo të kërkoni këshilla dhe taktika, është me rëndësi jetike që të fillojmë ndryshimin nga brenda kur bëhet fjalë për energjinë tonë mendore. Në pjesën më të madhe të kohës, unë i kam kushtuar shumë pak vëmendje energjisë mendore.

Thënë këtë, nuk ishte rastësi që unë isha e mbi-stresuar dhe në ankth kur vinte ora për të shkuar në punë. Si një sipërmarrës, energjia juaj mendore është kritike për të pasur sukses në biznesin tuaj. Kjo pasi nuk ka të bëjë vetëm me aftësinë tuaj njohëse, por edhe me emocionet tuaja, deri tek sjelljet tuaja dhe shprehitë specifike në të përditshmen tuaj. Nëse doni të forconi energjinë tuaj mendore, dhe reduktoni sasinë e stresit në jetën tuaj, fillojeni me këto 4 zakone të thjeshta.

  1. Kontrolloni veten çdo ditë

Rruga më e lehtë për t’ia filluar me këtë proces, është të nisni të keni një praktikë të përditshme vetë-dijësimi, ku ju do të arrini të kuptoni se çfarë e nxit prodhimin e energjisë tuaj në kokë. Kjo ju jep mundësi të merrni masa për të racionalizuar energjinë.

Kur e kam praktikuar vetë, një nga ndryshimet më të mëdha ishin njerëzit me të cilët shoqërohesha. Zbulova se kam qenë mjaft i ndjeshëm në qëndrimin me njerëz me energji negative, e cila në gjendjen time çonte në negativitet dhe ulte produktivitetin. Duke pasur këtë njohuri në mendje, unë thjesht e reduktova kohën e qëndrimit në mjedise negative.

Dhe menjëherë produktiviteti im nisi të kapë majat.

Ndaj gjatë ditës krijoni disa momente pushimi me veten për të vlerësuar energjinë tuaj.

Në qoftë se ju ndiheni bosh, analizoni se çfarë ka ndodhur orët e fundit. Vazhdojeni dhe bëjeni këtë gjithë ditën dhe pastaj rishqyrtojeni në mbrëmje për të bërë rregullimet e duhura.

  1. Shfrytëzoni mëngjeset tuaja

Ritualet e mëngjesit janë të njohura për një arsye të fortë. Ato, të kombinuar me ushtrimin fizik për më pak se 10 minuta,zotërojnë potencialin për të rritur fuqinë mendore, dhe bashkë me të produktivitetin dhe humorin, gjë që çon në një performancë më të lartë të vetes tuaj.

Një nga mënyrat për ta shfrytëzuar si duhet mëngjesin tuaj dhe të gjeneroni energji prej tij, është që të zgjoheni dhe të bëni disa ushtrime të lehta fizike jashtë në natyrë. Kjo gjë përmirëson gjumin tuaj dhe ndihmon në sigurimin e energjisë për të kaluar ditën që sapo ka nisur.

Zgjimi herët në mëngjes dhe krijimi i një rituali efektiv mëngjesor, nuk kërkon asnjë lloj të kompleksitetit. Në fakt, 20 minuta në ditë me praktikimin e 4 zakoneve të duhura, mund të diktojnë tonin e ditës tuaj.

  1. Shfrytëzoni mbrëmjet tuaja

Cilësia e veprimeve që kryeni gjatë mbrëmjes dikton cilësinë e gjumit tuaj, i cili luan në fund të fundit një rol kyç në nivelet tuaja të energjisë për ditën e nesërme. Bëjeni si prioritet pasjen e një gjumi cilësor, dhe kjo arrihet nëpërmjet kufizimit të ekspozimit ndaj dritës blu të lehtë, ndërsa shkoni të flini në të njëjtën orë çdo natë.

Ju jeni ndoshta ambicioz, me shumë aktivitete gjatë ditës. Kjo do të thotë që gjumi ju zë me vështirësi për shkak se keni kaq shumë gjëra në mendjen tuaj. Por siç e kam mësuar nga përvoja, në këtë rast hedhja në një bllok shënimesh i të gjitha shqetësimeve që ju sillen në mendje para se të flini do të bëjë mrekulli. Të shkruarit e 5 gjërave për të cilat jeni mirënjohës mund t’ju ndihmojë për të lehtësuar tensionet e mundshme.

  1. Jini të saktë në veprimet tuaja

Adaptimi i këtij zakoni ishte i vështirë për mua. E adhuroj aktin e arritjes së gjërave, fshirjes së tyre nga një listë. Por kam mësuar se jo të gjitha veprimet janë krijuar të barabarta. Qëllimi nuk është vetëm të kryhet një sasi detyrash. Por të zbatohen me saktësi disa detyra thelbësore, që ndihmojnë në ecjen përpara të gjithçkaje.

Kryerja e veprimeve rastësore dhe pa ndonjë synim, nuk do të çojë drejt rezultateve të dëshirueshme. Përkundrazi do të çojë vetëm drejt zhgënjimit, një shëndeti të dobët dhe në një lloj letargjie. Ndonjëherë, është më mirë që jesh kundër rrymës, duke mos bërë atë që bëjnë gjithë të tjerët.

Në këtë rast, ngadalësoni pak ritmin, përgjysmoni listën e angazhimeve, pushoni dhe angazhohuni më pas vetëm mbi atë që ju duhet për të ecur përpara. Të punuarit në mënyrë të rastësishme, është e lodhshme mendërisht.

Ndaj, në vend se të përpiqeni të “pushtoni botën” duke bërë çdo gjë që ju del përpara, identifikoni 3 prioritetet kryesore të ditës dhe angazhohuni në realizimin e tyre. Ju zotëroni vetëm një sasi të fundme energjie çdo ditë, ndaj përdoreni atë me mençuri. / “Inc.com”

Check Also

Dieta me vezë të ziera që ju ndihmon të humbni 7 kg në vetëm 14 ditë

Dhjetëvjeçarin e fundit kemi dëgjuar të flitet shumë për dietat. Është një term i përdorur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + 16 =