Home / Showbizz / Poston Rita, tregon për misionin e saj në Kosovë

Poston Rita, tregon për misionin e saj në Kosovë

Rita Ora ka bërë postimin e saj të parë që nga arritja në vendlindje.

Rita gjatë mbrëmjes së djeshme ka arritur në Prishtinë.

Ajo vjen tani në rolin e ambasdores së UNICEF dhe ka zgjedhur që misionin e saj ta sjellë edhe në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Rita ka treguar me anë të një postimi se në këto ditët e ardhshme do të punojë nga afër me UNICEF dhe do të shohë se sa vitale është puna e tyre dhe impaktin që kanë tek fëmijët.

Këngëtarja me origjinë shqiptare në intervistat që ka dhënë së fundi për gazetat dhe revistat e njohura botërore ka treguar se do të vizitojë Kosovën pas lansimit të çantave që ajo ka dizajnuar me firmën Escada, nga shitjet e të cilëve një pjesë e fitimeve do të shkojnë pikërisht në vendlindjen e saj, për gratë viktima të dhunës.

Rita do të qëndrojë në Kosovë për tri ditë./Gazeta Express/

Check Also

Kim Kardashian uron publikisht këngëtaren shqiptare

Anxhelina ka përfunduar në Instagram-in e Kim Kardashian dhe gjeni se për çfarë? Ylli i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + 9 =