Home / Aktualitet / Portugalia shmang turpin ndaj Luksemburgut, zhgënjen Turqia, ndërsa Hollanda luan tenis ndaj Gjibraltarit

Portugalia shmang turpin ndaj Luksemburgut, zhgënjen Turqia, ndërsa Hollanda luan tenis ndaj Gjibraltarit

Holanda ka shpërthyer sonte ndaj kombëtares modeste të Gjibraltarit në “Victoria Stadium” duke shënuar shtatë gola dhe gjashtë nga të cilat në pjesën e dytë pas një pjese të parë ku vendasit u mbrojtën mëse mirë…

Protagonsit në pjesën e dytë Depay me dy gola, ndërsa golat e tjerë erdhën nga De Jong, Wijnaldum, Malen, Van de Beek!

Megjithatë, dëmtimi i Blind duket vërtet një skenë horror për mënyrën se si e ka vendosur këmbën e tij në rënie. Futbollisti i Ajax u zëvendësua pas 54 minutash.

Sakaq, Turqia nga 3-1 u barazua 3-3 përballë Letonisë duke hedhur poshtë gjithçka të mirë që kishte bërë në pjesën e parë dhe në fillim të pjesës së dytë.

Norvegjia merr fitore minimale ndaj Malit të Zi në Podgoricë falë golit të Sorloth. Haaland, 0 gola në 3 ndeshje!

Portugalia mori një fitore paksa të vështirë ndaj Luksemburgut për kualifikueset e Botërorit Katar 2022, me shifrat 1-3. Një ndeshje që konsiderohej e lehtë në letër, u bë delikate pas 30 minutave të para, kur vendasit shokuan luzitanët me golin e Rodrigues.

Në atë moment, Portugalia nisi ta merrte më seriozisht ndeshjen dhe barazoi në fundin e pjesës së parë me anë të Diogo Jotas. Pjesa e dytë ishte akoma më e mirë për luzitanët, që përmbysën gjithçka me anë të Cristiano Ronaldos.

Për të mbyllur çdo diskutim për 3 pikët mendoi mesfushori i talentuar i Sporting Lisbonës, Palhina, i cili shënoi me një goditje të bukur me kokë pas një goditjeje nga këndi. Kështu, Portugalia mori fitoren e dytë në 3 ndeshje në grup, duke u ngjitur në krye me 7 pikë, po aq sa Serbia.

Check Also

“Kush o komunist këtu oooo të djathtë?” Rama me tone të ashpra nga Durrësi

Rama: Kanë gjë të bukur këta se thonë se jam anti-komunist se më kanë dërrmu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 1 =