Home / Editorial / PORTI, AEROPORTI…(S)ËSHTË ÇËSHTJE E SIGURISË KOMBËTARE

PORTI, AEROPORTI…(S)ËSHTË ÇËSHTJE E SIGURISË KOMBËTARE

Nga Sebastian ZONJA-

Bllokimi i Twitterit të presidentit amerikan, me anë të një vendimi të një kompanie private, mund të tregojë qartë aspektin se ku e kemi katandisur rendin ekzistues. Thirrjet për dhunë, apo ato kundër rendit kushtetues, për t’u përcaktuar si të tilla, janë prerogativ i gjyqësorit. Bashkërisht, kur kemi ngritur shtetet moderne, me apo pa vullnet, atributin për Drejtësinë ia kemi dhënë Gjykatave, sikundër feja na ka mësuar se atributin për Të Vërtetën e ka vetëm Zoti.

A do të duhej që ta përcaktonte gjykata një vendim të tillë?

Liria e fjalës, që qartazi është themeli i Perëndimit, e ku prej saj derivojmë disa të drejta të tjera të rëndësishme, siç është e drejta e shkollimit, apo në proceset gjyqsore ajo e mbrojtjes nga avokati, duket se cënohet rëndë nëse është Twitteri apo Facebooku është ai që i përcakton kufijtë e Publikes.

Çudi pse Elon Musku akuzoi Facebookun për trazirat në Kapitol!

Njëjtë me kufijtë e Lirisë së shprehjes që po përcaktohen nga Twitteri, në Afrikë ka një shtet që menaxhimin e ujit të shiut e bën një kompani private, dhe nëse mbledh ujë shiu, merr gjobë. Nuk është e largët dita që me nisma të ktilla të shohim privatizimin e atmosferës, sepse duhet të përdorim kondicionerët; apo nisma e Nestles për të privatizuar të gjitha burimet ujore natyrore.

Paradoksi i shtetit të vogël apo Shthurja institucionale do të thoshte F. Fukujama.

U bë në Shqipëri një sondazh që t’i mbyllej Facebooku ish-kryeministrit S. Berisha. Nëse mbyllja apo çelja, cënimi ose jo i fjalës së lirë, bëhet me sondazhe gazetash e me opinion publik, ata që e mbështesin s’kanë ndonjë ndryshim të madh nga turma që brohoriste për të djegur në turrën e druve Galileo Galilein e Nikola Kopernikun.
E drejta për t’ja fut kot është një e drejtë themelore. Cënimi i dinjitetit të të tjerëve, shpifja dhe thirrjet kundër rendit kushtetues, janë punë e gjykatave.

Duhen rregulla më të mira e institucione më të forta për me marrë vendime për të ktilla çështje të rëndësishme, tani që teknologjia dhe rrjetet sociale janë pjesë e rëndësishme e përditshmërisë.
Ata që besojnë se Toka është e rrafshët kanë grupet e tyre në rrjetet sociale, dhe mbyllja e adresave s’e zgjidh problemin e dështimit të institucionit shkollor.
Lënia në dorën e kompanive të drejtat e qytetarëve, tregon se s’ka ç’na duhet shteti. Dhe kalimi nga stalinizmi i shtetit në stalinizmin e tregut është po i njëjti vektor, pa asnjë ndryshim, nga të njëjtët njerëz.

Të gjitha publike – shkolla, spitale, ushtri, gjykatë, polici, burgje.
Të gjitha private – shkolla, spitale, ushtri, gjykatë, polici, burgje.
Ku është ndryshimi?

– Po porti i Durrësit a është çështje e sigurisë kombëtare?

Një ndër ideologët e trumpizmit, Steve Bannoni, e ka qejf dhe e citon shpeshherë Leninin. E po të shohësh qasjen e mjaft trumpistëve, ku disa i kam në Facebook, këtu në Shqipëri, apo në Amerikë, janë në linjën e Leninit apo të Maos (kjo ka rezervat e veta sepse koha dhe situate ndryshon) – Lideri që bashkohet me vegjëlinë për të mundur burokratët e korruptuar dhe sjell një rend të ri. Bashkë me të agon koha e re.

Nëse unë nuk bie fare dakord me çfarë thua ti, është plotësisht e drejta ime që të mos bie dakord, të tallem e të të ironizoj. Se si ndihesh ti, është puna jote, jo e imja.

Check Also

NUK MERITOHET MANDATI I TRETË VETËM ME “QINDARK-VAKSINAT”

Nga Xhovan SHYTI – Një tjetër shfaqje demagogjike na ka dhuruar Kryeministri ynë, që prej …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − one =