Z. Manastirliu ju nuk drejtoni një kartel mafioz, ku kanë vend praktikat e Omertas…Mjekët e vdekur nuk janë ushtar të vrarë në luftë bandash, ndaj për numrin e tyre do të japësh informacion deri në një…
Nga Erion DASHO * –
Dalja televizive e Ministres Manastirliu në një emision televiziv u kthye në show-n patetik të radhës.
E pyetur nga paneli se sa mjekë kanë humbur jetën ministrja i bëri bisht përgjigjes duke lënë të nënkuptohet se kjo është temë aq e dhimbshme për të sa që nuk preferon ta diskutojë. Më vonë u shty më tej me klishenë tashmë të njohur të “politikës me vdekjen”.
Kur gazetarët vendosën “ta blejnë” argumentin bajat të ministres dhe e pyetën në se familjarët e mjekëve të vdekur kanë përfituar ndonjë kompensim dhe sa është vlera e tij, përsëri ministrja nuk u përgjigj kësaj here me justifikimin e “mos përfoljes së ndihmës së dhënë”.
Zj. Ministre,
Nëse nuk e keni kuptuar, ju nuk drejtoni një kartel mafioz ku kanë vend praktikat e Omertà-s!
Mjekët e vdekur nuk janë ushtarë të vrarë në luftë bandash dhe shpërblimet që ti jep janë para të taksapaguesve dhe jo zarfa të Don Korleones!
Për numrin e mjekëve të vdekur do të japësh informacion deri në një, kurse për shpërblimet e marra nga familjet e tyre deri në qindarkën e fundit. Sot!
Ndërsa nesër për mjekët e vdekur si pasojë e papërgjegjshmërisë suaj apo të stafit tuaj do të jepni llogari edhe para drejtësisë…
* Autori është mjek ekspert në shëndetin publik, aktualisht shërben në Kompaninë “Partner”, si Drejtor për Shëndetin Dixhital dhe Inovacionet, në Frankfurt të Gjermanisë.