Home / Aktualitet / Politika në zi, Covid 19 i merr jetën Bashkim Finos. Socialisti nuk e fiton betejën

Politika në zi, Covid 19 i merr jetën Bashkim Finos. Socialisti nuk e fiton betejën

Deputeti socialist është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare, duke ndërprerë në mes rrugëtimin e tij politik, ndërsa ishte kandiduar i katërti në listat e qarkut të Fierit për zgjedhjet e 25 Prillit.

Fino ndodhej i shtruar në një spital privat në kryeqytet, por gjendja e tij ishte rënduar shpejt, dhe mjekët e kanë pasur të pamundur që ta mbajnë në jetë politikanin.

Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajturpo ashtu disa poste ministrore.

Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

Reagimin e pare nga radhët e socialistëve për vdekjen e Finos e ka bërë zv.kryeministri Erion Bracce, i cili shkruan: Tani je në qiell shoku im!

(E.K/Faxweb.al)

Check Also

Basha: E diela është dita e çlirimit nga e keqja, votoni mashivisht numrin 9

Kryetari i PD, Lulzim Basha në fjalën e fitj në mitingun përmbyllës në Tiranë, e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − 1 =