Home / Aktualitet / Policia Rrugore arreston 4 persona për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, pezullon 30 leje drejtimi

Policia Rrugore arreston 4 persona për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, pezullon 30 leje drejtimi

Njoftimi i Policisë Rrugore:

Drejtoria e Policisë Rrugore

Monitorimi i qarkullimit të automjeteve, nga Policia Rrugore, duke përdorur mjete të pauniformuara, kamera radarë e alkooltestues, çon në evidentimin dhe ndëshkimin me masë administrative të 1 682 drejtuesve të automjeteve, për shkelje të rënda rrugore, të cilat janë burim potencial për shkaktimin e aksidenteve rrugore.

Vijojnë kontrollet masive në të gjithë vendin, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “ROADPOL MARS 2021”, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në 12 Drejtoritë Vendore të Policisë, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, po vijon kontrollet në lëvizje në akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë konstatuar dhe:

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur;
Janë pezulluar 30 leje drejtimi, nga të cilat 21 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 9 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Gjithashtu janë vendosur 1682 masa administrative, të ndara si më poshtë👇:

👉383 masa administrative për parakalime të gabuara.

👉266 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

👉123 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

👉176 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

👉102 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

👉345 masa për parkim dhe qëndrim të gabuar.

👉287 masa për shkelje të tjera të përcaktuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

👮🏻♀apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi gjatë fundjavës lëvizjet në disa akse rrugore janë më të shtuara, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

#MosUbejStatistike🚑

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPerSigurineTuaj

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine − 5 =