Home / Aktualitet / Policia në aksion/ Organizonte dasma në kohë pandemie, 10 milionë lekë gjobë për pronarin e lokalit në Tiranë

Policia në aksion/ Organizonte dasma në kohë pandemie, 10 milionë lekë gjobë për pronarin e lokalit në Tiranë

Policia e Tiranës ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar një restorant në të cilin ushtrohej aktivitet,duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit shtetasit A.M., masë administrative prej 1.000.000 lekë.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Check Also

Shih ça i bëjnë shtetit këta

Klodian TOMORRI- Kane bere gati 28 firmat ne Parlament per te zgjedhur bashkeshorten e Vate …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 + 14 =