Home / Aktualitet / Policia në aksion/ Kapet i shumëkërkuari në Durrës, shpallet në kërkim një tjetër për plagosje

Policia në aksion/ Kapet i shumëkërkuari në Durrës, shpallet në kërkim një tjetër për plagosje

Bie në prangat e Policisë një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar dhe shpallet në kërkim një tjetër për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, ndaluan shtetasin P. C., 35 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. L., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Pasi më datë 30.08.2020, ka goditur shtetasin F. N., 42 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Check Also

Vranësira mesatare dhe kthjellime, ky është parashikimi i meteorologëve për këtë fundjavë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik të pozicionuar në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + four =