Home / Aktualitet / “Policia e Shtetit”, 36-vjecari rrëfen momentet e tmerrit nga grabitja në banesë

“Policia e Shtetit”, 36-vjecari rrëfen momentet e tmerrit nga grabitja në banesë

Tridhjetë e gjashtë vjeçari, Nude Ulaj, nga fshati Boriçi Vogël në Malësinë e Madhe, ka treguar, se si i grabitën rreth 5 mijë euro florinj dhe 11.500 euro para cash.

Ai tregoi, se rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme ka shkuar në shtëpi, pasi përfundoi punën si taksist. Menjëherë më pas ka tentuar të fle gjumë, kur ka dëgjuar trokitjet në portë. Për të parë çfarë kishte ndodhur, ka dalë i biri, rreth 13 vjeç. Sipas Ulajt, dy persona të armatosur janë prezantuar si policë dhe kanë kërkuar paratë dhe florijntë.

Në pamundësi për të reaguar, për shkak se ata ishin të armatosur, burri i ka dhënë paratë dhe florinjtë. Në një moment thotë ai, ka tentuar të përleshet, por ka qenë e pamundur. 36-vjeçari thotë se policia ka shkuar në banesën e tij rreth1 orë pas lajmërimit dhe ai kërkon nga uniformat blu që të zbardhin këtë ngjarje.

“Më kanë hy mbrëmë rreth orës 12 të natës. Rreth orës 11 kam hy në shtëpi, sepse punoj si taksist. Isha shtrirë në krevat, më kishte zënë gjumi. Rreth orës 12 është dëgjuar dera, pa maska dhe kanë fol me djalin ku është babi. Kanë thënë që jemi policia e shtetit, e më pyeste për arin, e paratë. Kemi kaluar një stres të madh. Unë kisha një varëse, unazë, byzylyk e ia dhashë. Ata bënin rreth 5 mijë euro. Më pas më kanë rrëmbyer 11.500 euro si dhe 200 mijë lekë shqiptare, që i kisha në një çantë. Unë jam shtyrë me ta në korridor, e ata ishin me armë, nuk vazhdova më tej. Ajo punë ka zgjat 10 minuta e më pas më kanë marrë telefonat, mua, djalit, nga ky moment njoftova policinë.

Nuk e kuptoj se ata janë vonuar rreth 1 orë. Kam thërrit disa rajone dhe rreth 1 orë mezi kanë ardhur. Unë kërkoj ndihmë, sepse janë 3 vite që kam punuar për të ruajtura to lekë. Unë s’kam asnjë shpresë. Dua të zbardhet kjo ngjarje sa më parë. Ose janë në bashkëpunim banka, policia, ose nuk e kuptoj se si ndodh kjo gjë”, tha 36-vjeçari.

Check Also

Jep dorëheqje Boiken Abazi nga drejtimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

Boiken Abazi jep dorëheqje drejtimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Përmes një postimi në profilin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + eight =