Home / Kryesore / Poezia e Albert V. NIKOLLËS një panoramë post-moderne e poezisë europiane

Poezia e Albert V. NIKOLLËS një panoramë post-moderne e poezisë europiane

  DMYTRO CHISTYAK
Drejtor i koleksionit letrar “Letrat evropiane”, në “Éditions l’Harmattan” -Paris.
Kryetar i botimeve ndërkombëtare, në Akademinë Evropiane të Shkencave, Arteve dhe Letrave (AESAL).
Drejtor i koleksionit letrar “Akademia Evropiane”, në shtëpinë botuese Samit-Knyga.
Profesor – Këshilltar, në CETL – Qendra Evropiane për Përkthim Letrar-Belgjikë.
Docent, në Universitetin Kombëtar “Taras Shevchenko” -Kiev.
“Poezia e Albert V. Nikollës:
Një panoramë post-moderne e poezisë evropiane”
Parathëni e librit poetik “Galaksi”, Botimet “Eloga” – KIEV 2015
Në të gjithë e dimë se letërsia moderne franceze është një hapësirë thelbësore dhe e lakmuar për të gjithë poetët e botës: ekziston brenda saj një polifoni zërash, rrymash të ndryshme, buqeta me shumëllojshme kolorike frymëzimi, burime teknikash të pasura, dhe fusha të pafundme për kërkime eksperimentale që e bëjnë atë “tharm botëror” të krijimtarisë. Brenda gjithë këtij mekanizmi të magjishëm dhe frikshëm për pena të zakonshme duket sikur shuhen të gjitha gjurmët kombëtare. Pra në thelb kemi të bëjmë me orientime stilistike ekstreme, radikale në përcaktim vlerash që cenojnë atë që ne e quajmë “poezi tradicionale dhe periferike, me karakter kombëtar”.
E megjithatë, edhe në një oqean kaq mahnitës, mbresëlënës dhe të prekshëm (për shkak të tendencës për entropi), pena të fuqishme arrijnë të sjellin ishuj me origjina kombëtare, të patjetërsueshme dhe për këtë arsye, krijime origjinale dhe të pajisura me material thelbësor poetik na tërheqin, dhe na mahnitin…
Për të kuptuar thelbin e poezisë së re të Albert V. Nikollës duhet ti hedhim një sy kontekstit në të cilën ka evoluar kjo ky autor, në kulmin e pjekurisë së tij krijuese…pra traditës Belge dhe zhvillimeve të sotme të letërsisë moderne Evropiane.
Në raport me poezinë kozmopolite Pan-Frankofone , mund të themi se letërsia belge është një fenomen jashtëzakonisht interesant, sepse ndodhet në kryqëzimin e dy hapësirave të gjëra kulturore: kulturave latine që mishëron mjaft mirë sintezën e artit analitik Kartezian me tharm Latin, dhe frymës primitive dhe folklorike të kulturës gjermanike të perëndimit që ka prodhuar vizionarë: shkrimtarë dhe artistë fantastikë flamanë, me rrënjët e tyre në artin primitiv dhe në mendimin e lirë.
Ky mutacion kulturor ka dhënë një “shpërthim” mbresëlënës në fillim të shekullit të 20-të me një gamë të bukur veprash mahnitëse të simbolikës belge , dhe në këtë kontekst mund të përmendim veprat madhore të Maurice Maeterlinck, Emile Verhaeren, Charles Van Leerberghe, Georges Rodenbach.
Simbolistët ditën mjaft mirë të sintetizonin letërsinë, muzikën dhe pikturën në një lëvizje të vetme, drejt transcendencës së qenies dhe daljes në eterin e pastër të mendimit, të vetëdijshëm se kjo do të prodhonte art të ndryshëm dhe të pastër universal . Dhe vërtet, produkti i këtij eksperimentimi ishte një art magjik që ushqehet me mistikën flamane të Meister Eckhart, Jan Van Ruysbroeck dhe vizionarë të tjerë, të cilët falë botimeve teorike letrare , tashmë kanë filluar të njihen për lexuesit në të gjithë botën.
Duhet të theksohet se surrealizmi belg është një ngjarje mjaft e veçantë në letërsinë botërore, sepse ka ardhur në jetë krejt ndryshe nga eksperimentime gjuhësore dhe stilistike të surrealizmin e madh francez. Kjo prirje estetike dhe artistike belge kultivon më pak shkrim automatik dhe pa vetëdije, dhe shumë më tepër shkrim dhe teknika ku shpalosen ndjenjat dhe emocionet si utopi. I njohur si një prirje revolucionare në sistemin e artit, simbolistët Belgë kërkojnë qartë një fillim atipik, i cili kapërcen njeriun dhe ribashkohet me pavetëdijen kolektive të artistëve. Autorët më të famshëm belgë të kësaj prirje letrare janë Paul Nougé, Christian Dotremont, Marcel Leconte! Çuditërisht edhe dhe piktura e René Magritte i shfaq këto elementë te dukshëm.
Realizmi magjik, siç nënvizon me të drejtë nga Michel Otten, profesor i Universitetin e Louvain, e gjen origjinën e tij në simbolikën belge, i shënuar fort në substratin mitologjik dhe folklorik. Merrni për shembull punën e një prej përfaqësuesve më të mëdhenj të kësaj tendence – Franz Hellens! Në fillimet e karrierës së tij, ai është dishepulli i epigonës se Maeterlinck. Më vonë ai ju bashkuan me lëvizjen surrealiste.
Në dramat dhe tregimet e shkurtra të Michel De Ghelderode, nuk ka asnjë dallim midis hyjnores dhe demonit; dhe e gjithë kjo është në anën tjetër të realitetit. Kjo e vërtetë është shumë konkrete në krahasim me realitetin në të cilin jemi mësuar të ekzistojmë dhe që, në fund të fundit, është një realitet mashtrues.
Duhet të përmendim gjithashtu emrin e Paul Willems, puna e të cilit nuk është më realizmi magjik demoniak i Michel de Ghelderode, sigurisht i mrekullueshëm, përrallor! Elementë që janë akoma i qenësishëm brenda njeriut. Por bota nuk futet në përrallat e Willems me “virgjëreshat në kopsht”, as me parqet e ku jetohet së bashku “njëbrirëshit dhe zanat”, e ku bien në sy “katedrale të mjegullta” …
Literatura moderne belge është mjaft e larmishme. Ka shkrimtarë – si psh Henri Bosch – i cili, në interpretimin e miteve antikë kultivon me sukses një shkrim në dukje shumë klasik, por që modernitetin e fsheh në teknikën e hollë të vrojtimit. Punimet e François Emmanuel janë post-moderne (le të kujtojmë vëllimin e tregimeve “Pyetje njerëzore”, të cilën pata kënaqësinë t’i përktheja në gjuhën ukrainase). Në romanet dhe tregimet e shkurtra të Caroline Lamarche, muzikaliteti i tekstit është i lidhur me një lexim të thellë të psikologjisë njerëzore. Jacqueline Harpman në prozën e saj interpreton semantikën biblike në mënyrë ironike dhe në të njëjtën kohë jashtëzakonisht lirike; tendencë që e fut në rrymën estetike e mendimit Kartezian. Ajo përpiqet t’i nënshtrojë gjithë subkoshincën me operacionet mendore, t’i interpretojë konvulsionet si një psikologe e përsosur, sipas modeleve logjike, shpesh duke i çuar ato në paradokse. Lirizmi i thellë flaman gjen shteg në të gjithë letërsinë belge në kontakt të ngushtë me natyrën. Nuk do të gjendet brenda prozës së Harpman, madje as sublimja, as e tejdukshmja, as mitologjikja; e megjithatë vepra e saj është një nga krijimet më të mrekullueshme të letërsisë moderne belge. Sepse letërsia belge trajton si mitin dhe anti-mitin, hyjnoren dhe djallëzoren, mendimin dhe instinktin, dijen dhe nën-vetëdijen, lirizmin dhe surrealizmin…
Në poezinë moderne belge ne kemi vërtet një galaksi të tërë me emra eminentë. Këto janë Lillian Wouters me pasqyrimin e saj të thellë mbi historinë dhe ezoterizmin e Egjiptit të lashtë , ne veprat “Ditari i Skribit” dhe “Doktrina e Paskalit” pa harruar Werner Lambersy me punën e tij të mrekullueshme që përmbledh më shumë nga 40 volume me poezi. Gjithashtu ekziston një galaksi e tërë me poetë të harruar – për shembull, René Verboom – një shkrimtar surrealist që kufizohet me simbolikën, i cili shkoi thjesht me rrugën Rilkiane, në kufirin midis botës reale dhe botës eterike; ose François Jacquemain, i cili kultivon një peizazh thellësisht meditues brenda shpirtit.
Në këtë kontekst, poezia e Albert Nikolla është një prurje zgjuese dhe fiton një cilësi unike pasi sjell elemente të reja të panjohura në këtë gamë simboliste. Duke qenë në kufirin e dy zonave mjaft të largëta kulturore – imazhet shqiptare dhe belge të botës. Autori i përmbahet një rrymë të ezauruar brenda tij, që ka principe jashtëzakonisht të vlefshme estetike dhe letrare, njëkohësisht të reja. Poeti punon me një tendencë të qartë simboliste dhe ketë e bën qëllimisht për të zbuluar vizionin e tij mbi botën dhe për botën. Duhet të theksohet se ai është i avantazhuar pasi ai ka në bazë të formimit të tij letërsinë moderne Evropiane. Atë e thirrin tekstet poetike ekzistenciale nga zona të ndryshme gjeografike dhe historike , ku përfshihet poetika e lashtë homerike, pamjet e ferrit Dantesk, prurjet e “parajsave të rreme” të Baudelaire, sezonet në ferr të Arthur Rimbaud të mirënjohyra tashme nga kritika letrare. Natyrisht, poezia e Albertit nënkupton në bashkëveprimin inter-tekstual një strukturë të fuqishme ku energjia e “lojës” së autorit, përçohet nëpërmjet një teknike krijuese mjaft moderne.
Albert V. Nikolla lindi në 1968 në Shqipërinë qendrore. Nga 1990 deri në 1994, ai studioi në Universitetin e Tiranës, duke u bërë profesor i letërsisë së moderne në shkollën e mesme. Në vitin 1996 ai u diplomua në Institutin Danez të Medias, pas së cilës iu përkushtua gazetarisë. Ai më pas fitoi një diplomë pasuniversitare në Institut Supérieur de Wavre (Belgjikë), i specializuar në “Komunikimin dhe Menaxhimin e Burimeve Njerëzore”.
Si gazetar , Albert V Nikolla ka dhenë një kontribut shumë të madh, me investigimet e tij të guximshme, dhe me reportazhe të kalibrit të lartë. Ai hyri në një zona të rrezikshme që mund ti kushton edhe humbjen e jetës, siç janë : hetimet mbi mafien dhe trafiqet e saja, si droga, trafikimin e fëmijëve dhe grave. Ai ka botuar mbi 400 artikuj në këtë fushë të gazetarisë investigative. Sidoqoftë, një punë e tillë e vështirë çoi drejt emigrim të detyruar në Belgjikë, ku shkrimtari jeton që nga viti 2001.
Ai tashmë ka në cv-në e tij më shumë se 25 vepra dhe më shumë se 1000 artikuj estetikë, filozofikë dhe gjuhësorë të botuar në Tiranë, Bruksel dhe Paris, për të mos përmendur më shumë se dhjetë vepra të reja të shkruara në frëngjisht, në pritje të botimit në Bruksel apo në Paris !
Ky është vetëm një vështrim i shkurtër mbi letërsisë belge dhe logjikisht i bëj vetes pyetjen: cilat janë shanset reale të një shkrimtari me origjinë të huaj për t’u integruar me të vërtetë në këtë kulturë simbolike belge aq të dendur dhe kaq gjigande. Një mision pothuajse i pamundur, kur e dimë se Belgjika historikisht “i dha” Francës, autorë të shkëlqim të jashtëzakonshëm, si: George Simenon, Charles Plisnier, Dominique Rolin, Félicien Marceau, Pierre Mertens, Amélie Nothomb, Jean Luc –Outer, etj.
Kjo është vepra e parë e këtij autori në prozën simbolike belge. Por nuk jam i sigurt se lexuesi mesatar mund të përthithë këtë stil ekstravagant të-të shkruarit. Origjinaliteti i pasqyrimit letrar dhe estetik të Albert V. Nikolla, vizioni i tij për botën dhe imazhet e ndryshme të imagjinatës ekspresioniste janë padyshim të mrekullueshme. Kemi të bëjmë me një autor me “personalitet të dukshëm”. Unë do të doja të nënvizoja faktin se shkrimi post-modern, i prezantuar nga poeti ynë, është tendencë kryesore e praktikave moderne artistike në kohët e sotme. Sigurisht, krijimtaria e këtij autori është pasuri post-moderne që nuk zhvillohet në bazë të imazheve të përgjysmuara apo mashtruese. Përkundrazi, bazohet në vlera të patjetërsueshme, sepse në epiqendrën e metamorfozave figurative shfaqet koncepti i sferës së Dashurisë – aq i rafinuar nga ana estetike, me doza të dukshme sensuale, dhe që duhet pranuar se fshehin brenda vetes frymën hyjnore me gjallërinë e saj të gjithë-pranishme.
Le të shpresojmë se ky libër i jashtëzakonshëm do ta marrë vendin që meriton në kohën dhe hapësirën tonë kulturore. Në sintezën magjike të poezisë dhe prozës, ne krijojmë mundësinë që lexuesi të hyjë në një univers tjetër, i cili ndërthur sensibilitetet belge dhe shqiptare …

Check Also

Koreja e Veriut qëllon dhe djeg një zyrtar civil të Koresë së Jugut

SEUL, KOREJA E JUGUT – Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + 12 =