Home / Letersi / Poezi të përkthyera

Poezi të përkthyera

Rudolf Marku/

Duke filluar nga dita e sotme, do të postoj në Fb, për kënaqësinë e miqve të Poezisë, njëzet Poezi të përkthyera: ( Një poezi çdo ditë).
Poezitë u përkasin disa prej poetëve më të njohur në botë (me përjashtime të rralla), duke filluar nga poetët e kohnave të vjetëra e deri tek bashkëkohësit.
Ajo që i bashkon këto poezi është qartësia dhe thjeshtësia maksimale e shprehjes poetike. A e keni vënë re, miqt e mi, se një pellgu në rrugë të madhe, që është pesë centim i thellë, nuk i shihet fundi, ngase ujët është i turbullt , ndersa liqenit të Ohrit në Poradec mund t’ia shohësh fundin dhe në 30 metra thellësi?

Po e filloj me një Poezi shumë të njohur të Safos, për të cilen shkrimtari i njohur amerikan J.S Salinger pat thënë një herë në nje tregim të vetin se, krahasuar me Safon, të gjithë Poetët e botës kanë shkruar vargje, teksa Safo është e vetmja që ka shkruar Poezi.

SAFO
(Afërsisht 610 BC-550 BC)

NJË MOLLË E KUQE, E PJEKUN MIRË

…Një mollë e kuqe, e pjekun mirë
Rri në dege, në majë të majës së pemës ;
Mbledhësit e mollave nuk e panë.

Jo se s’e panë, por s’e arritën dot!…

Check Also

Çfarë është përkthimi i poezisë?

Rudolf Marku/ Si vazhdim i reagimit ndja postimit te djeshem mbi perkthimin, me lejoni te …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − 5 =