Gëzim Basha/
Poetja Amerikane, Louise Glück—një prej zërave më të celebruar në poezinë bashkëkohore Amerikane, u laureua sot me Çmimin Nobel në letërsi.
Ka lindur në vitin 1943, dhe pas botimit të librit të parë “Firstborn” në 1968, për një kohë relativisht të gjatë nuk shkruante dot.
Preferon frymëzimin nga figurat e mitologjisë klasike. Shpesh i rikthehet Odisesë dhe Penelopës si një kënd nga mund të shikohet paqëndrueshmēria e martesës në kohët moderne.
Vellimi I saj poetik Averno, botuar në vitin 2006, eshte një libër që i shkundi fuqishëm konceptet e mia për poezinë—it blew my mind 🙂 Aty ajo përdor mitin e Persefonës për të parë dhe zhbiruar mardhëniet nënë-bijë, apo tema si vuajtja, plakja dhe vdekja.
Në vitin 2003 ka shērbyer si poete Laureate e SHBA-ve.
Sot në mëngjes, pas këtij lajmi të gezuar për dashamirësit e poezisë, ju drejtova raftit të librave për të lexuar poezinë e postuar në foto, “Parabola e Pengjeve.”