Home / Kryesore / Poeti Sadik Bejko rrëfen historinë me një poezi

Poeti Sadik Bejko rrëfen historinë me një poezi

 

HLLOMO, 1980

Miku Petro Mejdi, me origjinë nga Skoreja e Pogonit, më kërkoi poezinë “Mbi fletroret e hartimeve”, të botuar te gazeta “Drita” në vitin 1981 (?). Me që nuk e gjeta dot gazetën, i dërgova një variant të botuar më 1982 në librin “Ku e ka folenë bilbili”. Po të mos kishte këmbëngulur aq shumë Petroja, mbase nuk do t’i kthehesha kësaj poezie dhe as t’i shkruaja këto radhë. Janë ca kujtime që ne i hedhim në anën e pasme të trurit e nuk duam t’i lëvizim andej. Në shkëmbimet e messazheve me Petron ai me patjetër donte botimin në gazetën “Drita”. Apo mos vallë nuk e kisha botuar në këtë gazetë? Botimin në “Drita” të kësaj poezie bashkë me dy të tjera, kam arsye të forta që mos ta harroj. Pas minierës, më 1980 kam qenë mësues në fshatin e minoritetit grek në Hllomo të Pogonit. Doja të botoja, të dilja prapë në shtypin e kohës. Sekretari i Partisë për krahinën e Pogonit pas një semestri në arsim më dha një letër që vëretonte sjelljen time korrekte politike. Këtë letër ma kishin kërkuar në disa zyra. Kjo letër mirësjelljeje gjoja më kishte penguar të botoja. E vërteta ishte krejt ndryshe. Dërgova bashkë me mirësjelljen dorëshkrimin e një libri në ndërmarrjen botuese Naim Frashëri. Kisha dërguar dhe më parë libra, por më përcillnin me heshtje. Që prej dhjetë vjetësh ma mbyllnin derën pa një shpjegim. Edhe për këtë libër të vitit 1981 po më vonohej përgjigjia gjashtë muaj. Kur shkova në redaksinë e poezisë, miku im redaktori i librit Pandeli Koçi, më nxjerr nga zyra dhe si me gjysmë zëri më thotë se mua më ishte hequr e drejta e botimit. Ndaj libri ishte bllokuar. Kur ma kishin hequr të drejtën e botimit? Pse nuk ma kishin thënë? Këto pyetje nuk morën kurrë përgjigje. Si do ta zhbllokonim librin? Pandi më thotë se si rregull duhet të çoja një cikël poezish në gazetën “Drita”, ose në revistën “Nëntori”. Ndërkohë dhe redaksia e poezisë do t’i drejtohej Lidhjes për të marrë miratimin e botimit. Nëse Lidhja jepte miratim, duhej kërkuar dhe një leje nga drejtoria e shtypit në Komitetin Qendror. Po të merrej përgjigje positive nga këto hallka, atëherë botohej një tregim dse dy-tri poezi në gazetë. Ky botim në gazetën e Lidhjes e vuloste rikthimin e të drejtës së botimit. Prej këndej dhe ndërmarrja botuese kuptonte se ishte hapur drita e gjelbër për botimin e librit me poezi. Kështu ndodhi. Duhet të prisja. Në gjithë këto endje nëpër terr ty mund të të mbërthente ankthi. Le të plasje po të doje. Kështu funksiononte makina kafkiane e kohës. Do të kalonin disa muaj dhe poezia “Mbi fletoret e hartimeve” me dy të tjera u botuan në gazetën “Drita”. Nga mesi i vitit 1982 doli dhe libri “Ku e ka folenë bilbili”… plot dhjetë vjet pas botimit të librit “Rrënjët”.

 

Check Also

Puna, dashuria… ja parashikimi i yjeve për sot

Dashi Jini shumë të kujdesshëm në fushën sentimentale, madje edhe për super të dashuruarit, për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + 5 =