Home / Kulture / Poeti që nuk përdor kurrë pasaportë

Poeti që nuk përdor kurrë pasaportë

Nga Llesh Murrani

Esse

Te “ Odisea “ ka nje moment te vecante te Odisese qe ne kthim nga lufta,duke qene i perkedheluri e i perkrahuri i perendive , arrin sa te peje te pamunduren. Ai “ merr vizen” per te hyre ne Hades. Ai arrin qe te flase me te vdekurit njesoj sikure fliste me te gjallet. Kjo perben ne fakt esencen filozofike te trajektores se jetes dhe kufirit ndares te duksheme te padukshem te jetes me vdekjen….
Nderkohe ate qe Homeri i larget e solli me Odisene,ate menyre te te futuri ne cdo qelize te ekzistences se jetes,poetet e pas Homerit e bejne hete hyrje dalje pa vize ne shpirtin e njeriut,ne cdo kohe e vend.
Nderkohe qe lexon poezit te Rudolf Markut patjeter do shohesh Odisene bashkekohore qe ne sjell Hadesin mes te gjalleve,zberthen enigmen etruske te shpirterave njerezore nga me te ndryshem.

Poeti,eshte nje zot me vete. Ai krijon nje bote dhe me pas e mbeshtjell me mister per te cilen duhet zgjuarsi ta zbulosh.
A ka nevoje per leje e vize hyrje zoti ? Poeti nuk ka nevoje per vize e per vule. Poeti nuk ka pasaporte per te shetitur boten.
Rrugeve te Romes,Rudolfi natyrisht eshte nje qytetare i panjohur mes te panjohurve. Rrugeve te Romes bashke me Rudolfin shetit poeti ai qe shetit pak me njerezit dhe me shume me te padukshmit.

Odisese ju desh te shkonte ne Hades,ndersa poetit nuk i vjen kjo deshire,ai e sjell Hadesin rrugeve te gurta e te vjetra te Romes. Rrugeve te Romes ngrihen ndertesat antike pikerisht sepse prej aty duhet te dalin ata te padukshmit,orakujt e vjeter,princer,mbreter e deri te sharlatanet e rrugeve.
Ja ky eshte misioni homerik i Rudolfit ne kohen e sotme.

Perballja e te sotmes me te djeshmen,mitikes me realen mendimit me realitetit,dhimbjes me deshiren jane sublime dhe ndihen ne cdo varg te poezise se Rudolfit.
Krahasoj poezine kthim ne Rome dhe nisjen per Tirane..
Pikerisht nga Roma antike nxjerr Hadesin ne rruge. Nxjerr shpirterat te formezuar ne njeri,mes njerezve real me shpirt te fshehur.
Niset per ne Tirane,por ka nje pengese te madhe qe nuk e lejon as te niset as te rrije,as te çmendet as te te ulerije per kete kohe te krisur.

Ne tirane nuk shkon dot….se Tirana eshte zhytur ne kaosin e pakuptimte dhe njeriu eshte zvetnuar i mbledhur kruspull ne vetvete. E shkuara nuk mund te dikte rrugeve dhe pikerisht eshte ai ndalim qe e brengos poetin qe Rome shetit lirshem majta me mbretin e djathtas me nji qytetare te kushdoshem. Ne Tirane pikon dhimbje se duhet vize per kete.
Nisjet jane nisje per diku,por ka edhe pamundesi te mberritje ne destinacion se fundja Rudolfi nuk ka mision mberritjen si nje udhetare i cfaredoshem nga nje vend i larget.
Rudolfi pikerisht niset per te mos u nisur,udheton per te mos mberritur,sepse nuk ka kufi kohe dhe hapesire. Nuk ka stacion fundor poeti.

Poetet mbildhen ne Ferr. Po vertete poetet mbidhen ne ferr,por se ferri ishte zbadhuar shume dhe kishte shume ndarje. Ato qe dhkojne vete dhe ato qe i dergojne tjeret.
Poeti sikure e kam thene nuk ka nevoje per vize e vule se ne fakt nuk ka nevoje per pasaporte,hyn e del ne ferr permes parajses dhe anasjelltas.

Ne udhetim,qe jo e rastesishme eshte me varke,ti prishet varka.
Kjo simbolika e vatkes eshte nje gjetje mrekullie. Nje element i pediskutueshem i jetes se njeriut.

Varka,uji si element i ekzistences,udhetimit mbi uji dhe mberritja ne toke,diku ne nje toke te njohur apo panjohur.
E kure prishet ua jep atyre qe gjithe jeten qendruan ne breg.
Jeta e Rudolfit eshte as me pak e as me shume,ppr nje udhetim me varke. Ne det te trazuar apo te qete ka udhetuar.

E habitshme se shume nga ato qe sot flasin me superlativa per poetin,dje ishin ata qe rrinin ne breg e hidhnin balte mbi poetin. Kjo nuk mjaftoi. Kam pare edhe sot bregaxhinj qe hedhin balten e jetes tyre mbi poetin.
Kane nje udhetim te vecante poetet…
Essenin e Pushkin udhetonin me kale,naten diten,mes pyjeve te frikshem apo shkretetirave toksore e njerezore. Here si dashnore romantik e here si duelante klasik per nje shami femre.

Goethe (Gëte) kishte pasion kalerimin dhe nuk bente dallim mes kaloresit luftetare me kalorsin dashnor qe kendon rruges neper pyje te dashures qe pas dyerve te shtepive te gurta pret ti vije poshte dritares.
Rudolfi ashti si edhe nje nder gjigandet e poezise tone ne keto 100 vite,pra Bardhyl Londo,qe diku ne nje poezi ka vetem nje deshire,te te qenit njeri,ka vetem nje deshire,te jete Rudolfi.

Ta mendosh se nje vend me te nje te kaluar teper te vecante si Shqiperia ne 500 vite histori te arrije te dale ne te njejten madheshti me poetet boterore eshte dicka qe kalon kufijte e besimit njerezore.
E para eshte fjala,te gjerat vinne pas thote diku Bardhyli.
Po e para eshte fjala,keshtu lindi njerezimi permes fjales se zotit,vullnetit te zotit.
Keshtu zoti para se ti jepte flaken e zjarrit i dha fjalen njeriut.
Poeti e mori fjalen e beri mrekulli.
Koha seleksionon vetem ato qe kane bere pune te mira me fjalen.
Kane shkruar shume,por pak kane mbijetuar.
Po te shohesh diapazonin e poezise shqiptare e tille eshte. Poetet jane te vetmit qe ne kete bote te jene shembelltyra e zotit. Ai hyn edhe ne enderrat e njeriut,aty ku virgjeria eshte tabut i padiskutueshem,qe edhe zoti i vertete e respekton. Ai eshte cdokush,cdomoshe,cdokohe.
E tille eshte edhe poezia bashkekohore e Rudolfit qe nuk pranon te jete e vetme.
Poezia e Rudolfit nuk mund te kuptohet e vecuar se nuk eshte e tille.
Ja po te lexosh poezi te Bardhyl Londos,Ilirjan Ilirian Zhupes, Preç Zogaj,Teodor Kekos kane elemente te perbashket,pikerisht ne te qenit teresisht te ndryshem e origjinale.
Ndoshta edhe pse jetet e tyre kane pase kalvarin e tille ne dy kohet.
Kane pasur bregaxhinj qe kane hedhur balte mbi to dje e sot.

Megjithate mbeten perseri si Diogjene rrugeve te botes me kandil ne dore qe tu bente dritë tjereve per te mos u perplasur me te.
E megjithate ata jane homeret tane.

Check Also

Krijime dhe artistë që shkojnë përtej kohës

Nga Vangjush SARO-   Për aktorin e madh Jani Riza Teksa yjet e kinemasë shqiptare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 3 =