Home / Kryesore / Poeti Aleksandër Çipa nominohet për çmimin kombëtar të letërsisë me vëllimin poetik” Deti nuk ka portë”

Poeti Aleksandër Çipa nominohet për çmimin kombëtar të letërsisë me vëllimin poetik” Deti nuk ka portë”

Qendra Kombetare e Librit dhe Leximit shpalli sot nominimet e Jurise per çmimin kombetar ne poezi, pas shpalljes se listes prej pese autoresh per çmimin e Letersise per romanin, tregimin, essene dhe poezine. Ne listen prej ese te nominuarve per poezine e botuar ne vitin 2019 rezulton edhe gazetari i njohur, njeheresh poet me disa libra, Aleksander Çipa, i cili vleresohet nga juria per librin ” Deti nuk ka porte”.
Ky vellim poetik i puboikuar nga Botimet Dritero, eshte vleresuar si me i jehonshmi ne mjediset letrare dhe paraqitjet e bera ne qytetet me te rendesishme te hapesires shqiotare si ne Tirane, Vlore, Gjirokaster, Sarande, Prishtine, Struge, Korçe dhe Luginen e Presheves. Emra te njohur te letersise dhe studimeve letrare ja e shprehur me vleresime per kete liber dhe prurjet e tij ne poezine shqipe te periudhes se fundit.
I urojme poetit Çipa, i njohur njekohesisht edhe si kryetar i Unionit te Gazetareve Shqiptare, suksese ne kete ballafaqim te rendesishem vleresimi per letersine ne nivel kombetar. Aleksandri ka botuar pese vellime poetike si dhe eshte i perkthyer ne mbi shtate gjuhe te ndryshme nderkombetare ne media dhe shtypin kulturologjik boteror.

Check Also

Moti i keq në vend/ Rrëshqitje dheu në Librazhd, disa banesa në ‘buzë të greminës’ (FOTO)

Shiu i dendur i cili prej orësh nuk pushon ka shkaktuar probleme të shumta në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 18 =