Home / Editorial / Po Tirana zyrtare?

Po Tirana zyrtare?

Nga Sebastian Zonja

Duket se një dorë ka lëvizur për një kohë të gjatë fijet që shqiptarët të mund t’i shfrytëzojnë në interes të tyre, por sërish mbetemi nga vendet e fundit në Ballkan.

A ka ndonjë mendim për këtë elita e Tiranës?
Duket sikur sërish janë lëvizur disa fije që shqiptarët të kenë për herë të parë në histori 3 ministra të Jashtëm në Ballkan, duke pritur edhe formimin e qeverisë në Mal të Zi.

A ka ndonjë projekt Tirana zyrtare?
Duket sikur demokratët e dinin nga diskutimet në EPP, e socialistët nga diskutimet në Parlament Europian se projekti i minishengenit do të shkojë përpara.

A thanë ndonjë projekt alternativ?
Ngjan se tani që amerikanë e europianët duan një Ballkan perëndimor unik, çelësi janë shqiptarët e Maqedonisë. Nëse për të fuqizuar Durrësin, do të duhet koordinim me ta për të kushtëzuar Selanikun, del se paskemi rrëzuar VMRO-në që ishte anti-greke, për një subjekt tjetër që bashkëpunon me grekët.

Por kemi ministrin e Jashtëm, dhe e kemi një projekt, apo jo?
Beograd-Selanik vs Beograd-Durrës ka një ndyshim vetëm rreth 200 kilometër. Durrësi është një përfytyrim për të ardhmen, e Selaniku një realitet.

Pyetja që shtrohet është se kur të analizojmë minishengenin, çfarë i mori Prishtina-Beogradit që i dha dalje në Adriatik?
Nëse Prishtina ka përfitimet e veta, Shqipëria pyet se ku do të eksportojnë serbët? Mos ndoshta ata do të kthehen në eksportues qendror në Itali e Luksemburg, apo në rajon?
Po Tirana zyrtare a ka ndonjë mendim se si zhvillohet prodhimi e industria vendase, përveç debateve për korrupsionin e taksat e sheshta e kodrinore?
Në anën që kemi lidhjen me Nishin, kemi edhe lidhjen me Splitin. Çfarë e ka vonuar korridorin blu që të na lidh me Splitin, e Durrësin me Dubrovnikun?

A e ka Tirana zyrtare një ide se si mund të vendosen interesat kombëtare mbi ideologjitë e momentit?
Logjika dhe faktet na tregojnë se në Washington ne nënshkruam zotime veç e veç. Efektet e këtij zotimi, teknikisht, janë të limituara, sepse qeveria e ardhshme, qoftë Biden në Amerikë, e qoftë një tjetër në Kosovë, mund të thonë se këto pika nuk kanë efekt përtej firmës së atij që ka nënshkruar poshtë.
Por pamë se Kosova u ndërkombëtarizua sërish me ato pika që ishin edhe në Bruksel.
Tirana e Prishtina duhet të na thonë nëse ky rindërkombëtarizim në Washington, që përfshin marrëveshjet e Brukselit, është i mirë a i keq?
Aty nuk ka ndonjë datë se kur do të duhet të realizohen angazhimet, e na duhet të shtrojmë pyetjen se çfarë kuptimi kishte ajo që tha z. Lajçak se tani nisin bisedimet serioze në Bruksel. Serioze që do të rrimë pas derës edhe për një kohë të gjatë, apo serioze se ishin pa sens ato që u firmosën në Shtëpi të Bardhë?
Tanimë kemi një avantazh, sepse nëse na u ndalua hyrja në organizata ndërkombëtare, duhet thënë se mund të lobojmë për njohje pavarësie. Nëse në UNESCO e INTERPOL, rreth 40 vende që na njihnin votuan kundër apo abstenuan, tregon se po shihnim ëndrra me sy çelë për këto anëtarësime. Ndërkohë, pasi ta kuptojmë nëse Izraeli na njohu, a jo, mund të lobojmë te vendet me shumicë myslimane. Duke qenë se Serbia kishte një marrëdhënie të mirë me to, prej ish-Jugosllavisë, konsullata në Jeruzalem e dëmton këtë post të sajin që këtej e tutje.
Tirana e Prishtina zyrtare e kanë një projekt për këtë punë, a jo?
Tani, që t’i rikthehemi edhe një herë kuzhinjetës së Ballkanit, Maqedonisë:
Ajo ka zgjedhur të integrohet në BE nga Sofja, e ne nuk mund t’ia ndryshojmë kahjen e t’ia çojmë nga Athina. Se kësisoj del se na përkonte më mirë politika me VMRO-në, apo jo?
Mali i Zi kishte zgjedhur me Gjukanoviçin që të ishte në aleancë me shqiptarët, e kundër linjës Athinë – Beograd.
Duket sikur po punon koha kundër nesh, e ne kundër vetes, e të tjerët kundër nesh.
Nëse Zagrebi e Sofja, plus Tiranën janë bashkë, ne jemi më të fortë.

E nëse Athina e Beogradi, plus Tiranën janë bashkë, Kosova është koloni e Serbisë.
Tash duhet me e pyet Tiranën zyrtare: si do ta rregullojë ekonomia serbe Ballkanin kur ne s’prodhojmë asgjë. E njëjta pyetje i bëhet Prishtinës që i’u hodh në fyt B. Rekës kur tha se në koncesion të njohjes, japim daljen në Adriatik.

Ky është një rebus, e një çelës e kanë në dorë shqiptarët e Maqedonisë.

Check Also

ETHET ELEKTORALE NDRYSHOJNË “FUNDIN E MARRËZISË” SË EDI RAMËS

Nga Xhovan SHYTI – Nën efektin e etheve elektorale për të rimarrë një mandat të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 14 =