Home / Aktualitet / Po priste autobuzin në stacion, “Benz-i” përplas të renë në Tiranë

Po priste autobuzin në stacion, “Benz-i” përplas të renë në Tiranë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Një automjet tip “Benz” ka përplasur një 30 vjeçare që po priste në stacionin e autobuzit, e cila është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Check Also

Një histori që të lë pa frymë, e një familje greke në Amerikë, në kërkim të rrënjëve shqiptare

Nga Altin RAXHMI- Këtë verë bëhen pesë vjet prej kur e pata intervistuar studiuesen amerikane Annette …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × one =