Home / Aktualitet / “Po mëson veten me humbjen”, Rama nuk shkon në zyrë prej 4 muajsh. Braçe dhe Fuga: Këta nuk kanë limit, shohin karrigen…

“Po mëson veten me humbjen”, Rama nuk shkon në zyrë prej 4 muajsh. Braçe dhe Fuga: Këta nuk kanë limit, shohin karrigen…

Zëvendëskryeministri Erion Braçe dhe Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, kanë reaguar për deklaratat e PD-së lidhur me mungesën e gjatë të Edi Ramës në zyrën e tij në Kryeministri.

Prej 4 muajsh kryeministri nuk duket në zyrë. Dhe nuk firmos dhe as nuk merr pjesë në mbledhjet e qeverisë, thotë PD. Në një postim në Facebook, Braçe thotë se kryeministri është çdo ditë te njerëzit dhe puna nuk është vetëm në zyrë.

“Çfarë mjerimi! Niveli i budallepsjes ka një cak, por për këta është pa limit! 119 ditë gjithkush ka parë  kryeministrin tek njerëzit, duke ndjekur punët, ditë për ditë! Këta shohin karrigen, zyrën! Idiot, pushtet është puna për njerëzit, jo karrigia për menderën!”,– shkruan Braçe.

Lidhur me mungesën e Ramës në zyrë, Endri Fuga shkruan në një postim në Twitter: “Është fiks e njëjta histori: akuzojnë të tjerët për ato që i kane bërë ose do i bënin vet. Luli s’do e kish problem të mos shkonte ne pune 119 ditë, madje as 219. Gjumi gjumë”.

Partia Demokratike publikoi një video ku pretendon se kryeministri Edi Rama është arratisur nga zyra prej 4 muajsh. Sipas PD, për 119 ditë kryeministri nuk është parë në zyrë dhe as ka firmosur në mbledhjet e qeverisë.

Në një farë mënyre, shprehen psikologët, se ai po mëson veten me humbjen e zyrës së kryeministrit me 25 prill, pas 22 vitëve majë karrikes së pushtetit.

Check Also

Ça më duhet përmbytja, gru du!

Nga Çapajev GJOKURTAJ- Tek po i jepja makinës, më bëri të buzëqesh një raportim atipik …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × four =