Home / Aktualitet / Po kthehej nga shkolla, mjeti përplas rëndë 10-vjeçarin, shoferi ia mbath nga vendi i ngjarjes

Po kthehej nga shkolla, mjeti përplas rëndë 10-vjeçarin, shoferi ia mbath nga vendi i ngjarjes

Një fëmijë 10-vjeçar është përplasur nga një automjet ditën e sotme, për pasojë ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital. Mësohet se fëmija për shkak të gjendjes së rëndë është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë më të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Barbulloje e re në Lezhë, ku burimet bëjnë me dije se shoferi nuk i ka dhënë ndihmën e parë fëmijës, por është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Bëhet me dije se fëmija ka qenë duke u kthyer nga shkolla dhe është përplasur sapo ka zbritur nga furgoni, së bashku me bashkëmoshatarët e tij.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, dhe për identifikimin e drejtuesit të mjetit që ka shkaktuar aksidentin.

(E.K/Faxweb.al)

Check Also

“Kjo është fytyra e qelbur e qeverisjes së Rilindjes” Maliqi poston pamjet e Osumit të ndotur në mes të Beratit

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi i indinjuar nga pamjet skandaloze të asaj cfare ofronte lumi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 3 =