Home / Aktualitet / Po kontrollonte zbatimin e masave anti-Covid, gruaja kundërshton me forcë Policen

Po kontrollonte zbatimin e masave anti-Covid, gruaja kundërshton me forcë Policen

Një ngjarje e pazakontë, ka ndodhur së fundmi në Itali ku një oficere policie është dhunuar nga një qytetare, pasi kishte shkuar të kontrollonte zbatimin e masave anti-Covid.

Mediat italiane, bëjnë me dije se një police është dhunuar me shkelma dhe grushte nga një qytetare gjatë kohës që kjo e fundit po bënte kontrollin e masave anti-Covid në afërsi të një lokali në Piazza Cavour.

Mësohet se ajo ka kundërshtuar me forcë kontrollin policor, por megjithatë ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar gruan të bëjë një veprim esktrem ndaj efektives.

Autoritetet shprehen se dhuna është e patolerueshme, sakaq gruaja është arrestuar teksa vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen

Check Also

Ekzekutimi i Everest Çakajt në Elbasan, Policia jep njoftimin zyrtar

Policia ka dhënë informacion për vrasjen që tronditi Elbasanin mbrëmjen e sotme. Përmes një reagimi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 3 =