Një maroken u gjet brenda një thesi me hi toksik nga rojet spanjolle ku po përpiqej që të kalonte kufirin në mënyrë ilegale.
Mediat e huaja raportojnë se rojet kufitare menduan se ishte i vdekur, pasi hiri është helmues, por shumë shpejt ata e zbuluan se është gjallë sepse marokeni reagoi.
Pamjet e mëposhtme tregojnë se si një oficer i Gardës Civile dalloi këmbën e burrit brenda thesit para se ta ngrinte dhe po i thoshte kolegut aty pranë, “ai ka vdekur”.
Hiri po eksportohej në Spanjë, ku përdoret zakonisht në beton, çimento dhe riparime rrugësh.