Home / Aktualitet / Po futej në Shqipëri me pistoletën me fishek në gojë, arrestohet 34-vjeçari

Po futej në Shqipëri me pistoletën me fishek në gojë, arrestohet 34-vjeçari

Njoftimi i plotë: Morinë, Kukës

Policia godet një rast të tentativës për të hyrë në territorin shqiptar me armë zjarri me vete.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarak. Vihet në pranga drejtuesi i mjetit ku u gjet arma e zjarrit dhe 2 pasagjeret që udhëtonin në mjetin e tij.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin F. G. dhe pasagjere shtetaset D. F. dhe M. Q.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në kroskotin e këtij mjeti, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Girsan” dhe 17 fishekë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: F. G., 34 vjeç, banues në Kosovë, D. F., 36 vjeçe dhe M. Q., 40 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Check Also

Naftëtarët në kërkim të statusit: Qeveria duhet të mbajë premtimet e dhëna

Statusi i Naftëtarëve në qarkun e Fierit vijon të mbetet i shkruar vetëm në letra. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five − two =