Home / Aktualitet / Plotësohen çerekfinalet e Europianit, vetëm 1 skuadër jashtë parashikimit

Plotësohen çerekfinalet e Europianit, vetëm 1 skuadër jashtë parashikimit

Ndeshjet e sotme kanë plotësuar kuadrin e plotë të çerekfinaleve të Euro 2020, duke dhënë katër çiftet që do të vazhdojnë luftën për të siguruar trofeun. Më datë 2 dhe 3 korrik, skuadrat kthehen në fushën e lojës, për të përcaktuar emrat e katër gjysmëfinalistëve, në ndeshje të cilat me siguri do të dhurojnë emocione siç kanë qenë edhe ato të fazës së parë me eliminim direkt.

Europiani ka parë shumë emra të njohur që t’i japin lamtumirën këto ditë, por në fakt, vetëm një skuadër mund të cilësohet surprize e mirëfillta e turneut, duke marr për bazë renditjen e UEFA-s që i ndau në vazo në momentin kur u hodh shorti i fazës finale të turneut.

Rezulton se nga vazo e parë janë kualifikuar 5 nga 6 skuadrat e pranishme në shortin e fazës finale të turneut. Belgjika, Italia, Anglia, Spanja dhe Ukraina kane qenë të gjitha pjesëtare të vazos së parë në short, me Gjermaninë të vetmen mes ekipeve kryesore të atij klasifikimi që është eliminuar nga një tjetër skuadër e vazos së parë si Anglia.

Eliminimi i Francës, nuk mund të quhet surprizë në bazë të renditjes në momentin e shortit, pasi ishte e 7-a, ndërsa u mposht me penallti nga Zvcira që ishte e 9-ta. Edhe Danimarka, kaloi në turin tjetër të Europianit duke mundur një skuadër që kishte më poshtë në renditje, Uellsin, kështu që ka respektuar parashikimin e momentit të shortit. Ndaj e vetmja surprizë deri tani mund të cilësohet Republika Çeke, e cila ishte në vendin e 18 në short dhe mundi Holandën e vendit të 11, duke bërë një kapërcim të rëndësishëm.

ÇEREKFINALET

2 korrik
Zvicër-Spanjë 18:00
Belgjikë-Itali 21:00

3 korrik
Republika Çeke-Danimarkë 18:00Ukrainë-Angli 21:00

Check Also

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Një i plagosur me armë zjarri ka mbetur në Lezhë. Autori i dyshuar Xhulio Vokrri, ka plagosur 25-vjeçarin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + thirteen =