Home / Kulture / PLLANË – KISHA E SHËN BARBARËS DHE OBELISKU I SHKOLLËS SHQIPE

PLLANË – KISHA E SHËN BARBARËS DHE OBELISKU I SHKOLLËS SHQIPE

Nga Ndue DEDAJ-

Kisha e Shën Barbarës (Shën Barbullës) në Pllanë të Lezhës është një nga kishat e vjetra në Shqipëri, shpallur prej kohësh monument kulture. Ajo shquhet për afreskat e saj të çmuara, në pjesën e absidës dhe muret në hyrje, që kanë mbërritur deri më sot.
Njëri nga meshtarët vendas në shkullin XX ka qenë Dom Pjetër Njeçi, që i është kushtuar dhe një bust.
Kohët e fundit kisha është restauruar me nismën dhe ndihmesën e drejpërdrejtë të Don Nikë Ukgjinit, doktor i shkencave historike, që ka restauruar më parë kishën dhe qelën e Dom Ndre Mjedës në Kukël, duke e kthyer atë në një qendër muzeore, si dhe kishën e vjetër të Shna Premtes në Balldren.
Me këtë rast është ngritur dhe një obelisk, vepër e skulptorit Sadik Spahia, kushtuar shkollës shqipe të Pllanës, hapur nga etërit e kishës katolike në vitin 1638.
Pllana (Pëdhana) është një qendër e banuar në hershmëri, që njihet për kalanë e saj ilire, si dhe disa objekte kulti, ndër to dhe kisha e Shna Ndoit, në faqen e malit, në anën prëndimore të fshatit.
Të hënën në Pllanë do të zhvillohet një ceremoni përuruese e restaurimit të kishës së Shën Barbullës, si dhe obeliskut të shkollës së parë shqipe, i pari i këtij lloji kushtuar shkollave shqipe të shekullit XVII në këtë rajon, mbështetur nga DRAP Lezhë.

https://www.facebook.com/100001442503660/posts/3718956944829019/ 

Check Also

Sotir Gjika/ Gazetari me zërin e shqiptarëve në Evropë, letërkëmbimi me Asdrenin

Një gazetar unik shqiptar që nisi karrierën në moshën 22 vjeçare, që ndërtoi dhe kontribuoi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 4 =