Home / Aktualitet / Plasin vjedhjet në port, Konsullata e Barit njoftim me rëndësi shqiptarëve: Kujdes…

Plasin vjedhjet në port, Konsullata e Barit njoftim me rëndësi shqiptarëve: Kujdes…

Në portin e Barit në Itali janë rikthyer grabitjet, kryesisht ndaj shtetasve shqiptarë të cilët kthehen në vend. Situata problematike ka bërë që Konsullata e Barit të thërrasë në takim autoritetet italiane ku ka raportuar raste dhe shqetësimin. Konsullata e Barit ka kërkuar nga policia italiane të zhvillojnë më shumë patrullime në Portin e Barit, për të parandaluar rastet e tilla problematike.

Ndërkaq qytetarëve shqiptarë që kthehen u bën një thirrje përmes Facebok-ut që të tregohen tepër të kujdesshëm, të sigurohen që të mbyllin makinat dhe të mos lënë sende me vlerë apo dukemente me rëndësi brenda.

Në njoftimin e konsullatës së Barit thuhet:

‘Lutemi, njoftoni të gjithë të afërmit tuaj që kanë ndërmend të udhëtojnë drejt Shqipërisë! Ka disa ditë që në afërsi të portit të Barit kanë filluar të godasin me vjedhje në automjete. Pikasen ato që janë për udhëtim jashtë Italisë dhe për rrjedhojë edhe ato që shkojnë në Shqipëri. Duhet kujdes për të mos e lënë automjetin pa ruajtje dhe të mos lihen në brendësi të tij dokumente dhe para. Mos ndaloni në parkingjet e supermarketeve dhe lini mjetet tuaja të paruajtura. Shpërndajeni në mënyrë që të shmangni probleme të renda si për paratë ashtu edhe për dokumentet e udhëtimit’.

Check Also

Bastardët po negociojnë me Greqinë për detin

Nga Spartak NGJELA – Të gjithë këta bastardë që kanë negociuar dhe po negociojnë me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + eleven =