Home / Kryesore / “Plasin” dorëheqje zv/ministrash dhe sekretarësh të përgjithshëm në ministritë e qeverisë Rama 2

“Plasin” dorëheqje zv/ministrash dhe sekretarësh të përgjithshëm në ministritë e qeverisë Rama 2

Arbër Dalmati/

Lëvizje zv/ministrash dhe sekretarësh të përgjithshëm në pesë ministri. Priten lëvizje në nivele të larta. Përplasjet me ministrat po zbulojnë çarje të ndryshme.

Kjo fundjave ka shenuar nje bresheri doreheqjesh, levizjesh dhe zevendesimesh ne nivele sekretaresh te pergjithshem dhe zevendesministrash te qeverise Rama. Mesohet se vetem gjate dy diteve te fundit jane larguar kater zevendesministre te Drejtesise, Infrastruktures, Energjise, Financave dhe Ekonomise dhe Shendetesise.

Nderkohe qe kryeministri Rama ka firmosur doreheqjet dhe levizjet e kater sekretareve te Pergjithshem ate te Arsimit, te Shendetesise, Financave dhe Ekonomise dhe te ministrise se Turizmit. Keto jane levizjet me te shumta te kryera ne kabinetin e qeverise Rama 2, ne nivelet me te larta te kabineteve ministrore dhe te qeverisjes.

Per disa prej doreheqjeve te zv/ ministreve dhe sekretareve te pergjithshem nuk ka arsye publike dhe deklarime, por burime per shtypi.net bejne te ditur se ne disa raste ka pasur perplasje te ashpra mes ministrave dhe zvministreve.

Po keshtu dy prej kater levizjeve te sekretareve te pergjithshem lidhen me perplasje administrative dhe mosdakordesi per tejkalime kompetencash mes tyre dhe ministrave te qeverise Rama.

Burime partiake ne PS, shtojne si version te tyre, nevojat qe partia ne pushtet PS ka per vitin elektoral dhe situaten paraelektorale ne te cilat jane futur strukturat politike.

Nderkohe qe po keto burime bejne me dije se nje nder mundesite e shpeshtimit te levizjeve ne nivelet e larta politike lidhet edhe me problemet dhe situaten kritike ne te cilen ndodhet qeverisja e vendit.

Largimet e zv ministreve Rovena Voda, Dorina Çinari, Fjoralba Cakaj apo tre prej sekretareve te pergjithshem te levizur kane te bejne me arsye te forta perplasjesh dhe mosmarreveshjesh.
Shkaqet e largimit të Rovena Vodës pas tre vitesh në këtë detyrë janë ende të paqarta.

Mësohet se është firmosur edhe largimi i Dorina Çinarit, zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Nderkohe qe levizja e Sekretarit te Pergjithshem te ministrise se Arsimit, zotit Oltion Muzaka, ne te njejtin pozicion ne ministrine e Financave dhe te Ekonomise, vleresohet si akt promovues dhe inkurajim politik.

 

Shtypi.net

Check Also

Makina tip “Benz” del nga rruga, plagoset shoferi në Berat

Një makinë është aksidentuar vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Berat – Urë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + 7 =