Home / Aktualitet / “Plas” virusi në Kosovë, 10 viktima dhe mbi 200 të infektuar në 24 orë

“Plas” virusi në Kosovë, 10 viktima dhe mbi 200 të infektuar në 24 orë

Kosova në 24 orët e fundit ka regjistruar përsëri një numër të lartë të vdekjeve për shkak të koronavirusit.

10 persona kanë humbur jetën në përballje me Covid-19, referuar të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.

Në total, në Kosovë kanë humbur jetën 236 qytetarë që sipas autoriteteve shëndetësore kanë pasur sëmundje të tjera bashkëshoqërusese.

Edhe numri i të prekurve vijon të jetë në nivele të larta.

224 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, pas kryerjes se 434 testimeve.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Kaçanik 13 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe komuna Shtime 1 rast.

Check Also

Personat e prekur nga kjo sëmundje mund t’i shpëtojnë koronavirusit

Një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Dukës të Karolinës së Veriut ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − fourteen =