Home / Kronike / Plas sherri në Pogradec, niset me urgjencë drejt Traumës i plagosuri, një në pranga dhe tjetri në kërkim

Plas sherri në Pogradec, niset me urgjencë drejt Traumës i plagosuri, një në pranga dhe tjetri në kërkim

Një sherr mes tre personave, ka përfunduar me një të plagosur dhe një në pranga.

Policia e Pogradecit ka ndërhyrë dhe ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 33 vjeç, banues në fshatin Vërri, Pogradec (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Po ashtu u shpall në kërkim shtetasi E. N., 30 vjeç, banues në Pogradec.

Sipas bluve, në vendin e quajtur “Ura e Selcës” në fshatin Vërri, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin K. L., 65 vjeç, e kanë goditur me mjete të forta këtë të fundit, duke i shkaktuar dëmtime trupore, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Check Also

DW: Rama në Berlin, nuk pritet nga Merkel, as nga drejtuesit e CDU

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria nuk e ka të sigurt, se do të marrë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 1 =