Home / Aktualitet / Plas sherri mes kushërinjve, plagoset me mjet prerës i riu

Plas sherri mes kushërinjve, plagoset me mjet prerës i riu

Një sherr familjar ka degraduar ku një person, i identifikuar si Nëntor Keci ka plagosur kushëririn, Shpëtim Keci me mjet prerës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në lagjen Kushtrim, rreth orës 22:15.

Nëntor Keci, 28 vjeç është arrestuar pasi akuzohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me send të fortë prerës në trup, djalin e xhaxhait, Shpëtim Keci.

Ky i fundit u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal Berat ku mori trajtim mjekësor, por më vonë u transferua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Shpëtim Keci ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Check Also

STUDIMI/ Duhanpirja ul rrezikun nga koronavirusi

Duhanpirësit kanë 1.5 herë më shumë gjasa për t’u prekur nga forma të rënda të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + five =