Home / Bota / Plas keq sherri në avion mes pasagjerëve, shkak bëhet maska e Covid(VIDEO)

Plas keq sherri në avion mes pasagjerëve, shkak bëhet maska e Covid(VIDEO)

Një përleshje filloi brenda aeroplanit të KLM që kishte destinacion Ibizan, pasi dy pasagjerë refuzuan të vënin maskat, shkruan “The Independent”.

Në videon e rrahjes që po qarkullon në internet, shihen pushues britanikë të përfshirë në rrahjen në aeroplanin që ishte nisur nga Amsterdami të premten.

KLM ka thënë se dy personat janë ndaluar me ndihmën e pasagjerëve tjerë dhe më vonë janë arrestuar nga policia spanjolle në Ibiza.

“Dy persona të padisiplinuar refuzonin të vënin maskat dhe po i shqetësonin pasagjerët tjerë fizikisht dhe verbalisht”, është thënë nga kompania ajrore KLM. “Piloti informoi autoritetet lokale dhe me të arritur në Ibiza, pasagjerët u arrestuan”.

Personi që kishte postuar videon në një llogari në Instagram kishte shkruar se një nga pasagjerët ishte anglez dhe kishte pirë vodka.

Check Also

Vranësira dhe shira/ Parashikimi i motit për këtë të Mërkurë

Ditën e sotme në vend, parashikohen vranësira mesatare dhe të dendura. Reshje shiu, të cilat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × two =