Home / Aktualitet / “Plas keq” mes Turqisë dhe Francës, Macron “kërcënon” Erdogan-in

“Plas keq” mes Turqisë dhe Francës, Macron “kërcënon” Erdogan-in

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka pretenduar se Turqia është duke u përpjekur që të ndërhyjë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vendit që e udhëheq, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm.

“Do të ketë përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme. Është e shkruar dhe rreziqet nuk janë shumë të fshehta”, deklaroi presidenti francez në një intervistë të publikuar të martën në televizionin France5 si pjesë e dokumentarit të titulluar “Erdogani: sulltani që e sfidon Evropën”.

Ai nuk i saktësoi hollësitë rreth pretendimit për ndërhyrje, por e përmendi mundësinë që Turqia “të luajë me opinionin publik”, shkruan Anadolu.

Macroni gjithashtu pretendoi se Turqia vitin e kaluar ia devijoi komentet rreth Islamit, të cilin e quajti fe në krizë pas një vargu të sulmeve terroriste në Francë.

“Shumë qartë, vjeshtën e kaluar kishte politikë gënjeshtrash. Gënjeshtra të gënjeshtrave shtetërore, të shpërndara nga mediet e kontrolluara nga shteti turk, të shpërndara nga kanale të mëdha të kontrolluara nga Katari”, shtoi ai.

“Komentet e mia u falsifikuan dhe Franca u paraqit si një vend që ka një problem me Islamin”, tha Macron, ndonëse theksoi se ka vërejtur dëshirë nga Erdogani për t’u riangazhuar në raporte mes dy vendeve.

Check Also

“Kush o komunist këtu oooo të djathtë?” Rama me tone të ashpra nga Durrësi

Rama: Kanë gjë të bukur këta se thonë se jam anti-komunist se më kanë dërrmu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight − 3 =